Ditën e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh i bindur se është koha për një rotacion politik në Shqipëri.
Basha tha pas takimit me aleatët se vetëm me zgjedhje të parakohshme vendi mund të dalë nga kriza politike.
Sipas tij rotacioni politik do të vijë me kosto sa më të vogël për qytetarët.
“Për ne ky parlament është shpërndarë, nuk ekziston më. Çdo ligj i këtij parlamenti është nul dhe i pavlefshëm. Ne jemi të orientuar nga zgjidhja.
Zgjidhja nuk është një kalkulim i partisë time apo i koalicionit opozitar. Të gjithë e kanë të qartë që ndryshimi është i qartë, rotacioni është i pashmangshëm
Nuk do të ketë forcë mbi tokë që do ta ndalë rotacionin, ta ndalë ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me votën e qytetarëve. Detyra jonë është që të angazhojmë shqiptarët për këtë ndryshim.
Nuk ka forcë mbi këtë dhe që do të ndalë rotacionin. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim. Unë mbetem i përkushtuar që procesin ta përfundoj me mjete politike.
Për hir të vendit, të stabiliteti dhe familjarëve duhet që kjo duhet të vijë pa kosto për shqiptarët. Por bashkimi ynë duhet të jetë i madh dhe i pandalshëm”, tha ai.
Prokuroria e Posacme ka zbuluar një tjetër episod korrupsuoni qe i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi. Hetimet kanë zbardhur veprimet e një…
Grupi i hakerave iranianë të “Homeland Justice” është rikthyer sërish në vëmendje, pasi ka nisur shpërndarjen e materialeve kërcënuese ndaj…
Selena Gomez dhe Hailey Bieber kanë ndezur sërish zërat për një përplasje të fshehtë, pasi fansat vunë re se të…
Është qëlluar me armë zjarri rreth ores 01:30 të mëngjesit një lokal në Fushë Krujë, i cili rezulton të jetë…
Një vilë dykatëshe pranë plazhit të Durrësit ishte përshtatur si ambient për ushtrimin e prostitucionit nga disa shtetase të huaja.…
Ish presidenti Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu. Meta kërkon verifikimin e kushteve të masës dhe zëvëndësim të masës së…