Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me rastin e ditës së dëshmorëve vendosi kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, te Varrezat e Dëshmorëve”, si dhe u përkul me nderim përpara Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.
Basha organizoi një ceremoninë më vete në varrezat e dëshmorëve, duke shmangur përballjen mes kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, të cilët mbajtën një cermoninë të përbashkët.
Kreu i opozitës vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish ambasadën sovjetike, në simbol të nderimit të opozitarizmit dhe shprehjes së lirë.
Ky 5 maj, i kremtuar pa ceremonitë e zakonshme, ishte një rast që Kryetari i Partisë Demokratike të vendoste lule në nderim të kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan, në një mision të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO.
Kreu i opozitës bëri homazhe edhe para efektivëve të policisë të rënë në krye të detyrës në luftë kundër krimit, si dhe vendosi lule ne varrin e Dëshmorit te Atdheut Skerdilajd Llagami, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…