Categories: Uncategorized

Basha kopjon suksesin e KOP-it në Durrës, baza propozon tre emrat e njohur nga bota akademike

Suksesi i arritur në zgjedhjet e 2005-s përmes hapjes së PD dhe promovimit të prurjeve të reja veçanërisht nga bota akademike, po ndiqet sërish nga demokratët. Në zbatim të udhëzimit të kreut demokrat Lulzim Basha, Partia Demokratike ka filluar procesin e përzgjedhjeve të kandidaturave për deputet të saj duke e filluar atë nga baza.

Burime nga PD dhe komisioni i vlerësimit të figurave bëjnë me dije se në Durrës krahas emrave të njohur edhe më parë, janë edhe disa emra të rinj që vijnë nga jeta akademike dhe nga baza e PD.

Më konkretisht mësohet se një prej emrave që ka siguruar mbështetjen e bazës është ai i Arian Dedej, i diplomuar në Itali për Shkenca Politike, ndërsa aktualisht është pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Dedej ka qenë Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike për degën Durrës gjatë periudhës 2013-2016. Në 2015-n, gjatë zgjedhjeve lokale ishte ndër të paktët që arriti të mposhte kundërshtarët në disfatën e Partisë Demokratike në këtë qytet.

Një tjetër emër është dhe ai I Merita Dakovellit, e diplomuar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë. Aktualisht Dakovelli ushtron profesionin e avokates. Në 2015 ka qenë anëtare e KZAZ si dhe ka drejtuar Departamentin e Administratës Publike. Nga viti 2019 drejton Departamentin e Administratës Publike dhe Antikorrupsionit si dhe është Koordinatore për riorganizimin e Lidhjes Demokratike të Gruas dega Durrës ku është dhe një nga figurat më të propozuara për këtë pozicion.

Emri I tretë që ka dalë është ai I Sami Osmanit. Ky I fundit ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës, dega ekonomik. Aktualisht punon si menaxher në një nga kompanitë e hidrokarbureve në Shqipëri.

Osmani vjen nga rradhët e Forumit Rinor, strukturë të ciolën edhe e ka drejtuar në të kaluarën. Aktualisht është Kryetar i grupseksionit në zonën e Kënetës, duke e marrë drejtimin e saj sapo PD doli në opozitë.

Durrësi shihet edhe si barometër për rezultatet zgjedhore në Shqipëri, për shkak të numrit të madh të votuesve gri, vota e të cilëve është përcaktuese.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago