Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi nga qeveria që të zbatojë me urgjencë planin prej pesë pikash i prezantuar prej tij pak ditë më parë.
Basha tha nga Elbasani se 1 milion shqiptarë janë të rrezikuar dhe se ky plan nuk është për konkurrencë.
Ai tha se ekonomia po shkon drejt kolapsit.
“Nuk kam ardhur për Kodin Zgjedhor këtu, kam ardhur të them se plani me pesë pika është zgjidhja për 6 muaj. Kemi një program pas 25 prillit. Por, sot biznesi ka nevojë për ndihmë. Sot që po flasim, mijëra mjekë dhe infermierë janë thuajse të dorëzuar. Planin me pesë pika ta marri. E lus edhe sot nga Elbasani të lërë broçkullat dhe gërvërret. I themi merreni këtë plan dhe zbatojeni.
Nuk është për konkurrencë politike. Do ketë kohë për përgjegjësitë. Planin e kemi bërë bashkë me ekspertët për ta zbatuar qeveria. Plani është i zbatueshëm.
Mund të mos bëjnë mrekulli por një far lehtësimi mund ta japin. E gjithë kjo paketë ka për qëllim të ndalë rrokullisjen e ekonomisë drejt kolapsit.
Ky plan me pesë pika të nisë të zbatohet një orë e më parë, për të ndihmuar afro një milion shqiptarë që për shkak të krizës rrezikojnë bukën e gojës”, theksoi Basha.
DASHI Qielli dëshiron që ju të jeni protagonist. Më në fund po rizbuloni energjinë që ju ka munguar javët e…
Gazetari Andi Tela debatoi me sipërmarrësin Dritan Gremi të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për deklaratën që…
Duket si qesharake, por festimi i Rey Manajt që shënoi mbërmjen e madhe dhe historike të 11 tetorit përballë Serbisë,…
Kombëtarja e Kosovës ka arritur një tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, duke vazhduar kështu me shpresa për Kampionatin Botëror të…
Ish-bashkëshortja e Justin Trudeau, Sophie, ka ndarë një mesazh reflektiv në rrjetet sociale, mbi artin e “heqjes dorë” nga dashurisë,…
Gazetarja Anila Hoxha në studion e "Top Story" foli për kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK dhe pse…