Categories: Uncategorized

Bardh Spahia bën deklaratën e fortë: Tamponet e marra dje në Shkodër nuk janë analizuar

Ish-deputeti iPD-së, Bardh Saphia, ka ngritur sot një akuzë të rëndë në Facebook ku thotë se tamponet e marrë dje në Shkodër, nuk janë analizuar.

Spahia shkruan se “po fshihet realiteti” dhe se mos analizimi i tamponëve po bëhet për të mbajtur shifrën e të infektuarve në nivelin që do Rama.

Reagimi i plotë:

PSE NUK ANALIZOHEN TAMPONET E SHKODRES ?

Fshehja e të infektuarve është një akt kriminal, I përsëritur e koha po tregon se nuk është rastësi! Edi Rama po luan me shëndetin e qytetarëve, posacërisht të shkodranëve, duke e shndërruar këtë sfidë me COVID-19 në një betejë të sëmurë personale për manipulim shifrash. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Shkodra është në të njëjtat shifra të infektuarish, 71. Dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra! Kjo për të mbajtur shifrat në nivelin që do Edi Rama, duke fshehur realitetin. A ka më monstruoze se kjo? Si mund të lejohen persona të infektuar të sillen normalisht, potencialisht duke infektuar të tjerë, familjarë a kolegë, vetëm sepse Edi Ramës nuk i pëlqejnë shifrat në rritje, sic po ndodh edhe me fqinjët tanë? Si mund të fshihet një virus i tillë, në vend që të gjurmohet, frenohet e trajtohet? Filozofia e fasadës që ka përdorur prej ditës së parë kur ka hyrë në politikë, rrezikon jetë në këtë situatë! Është papërgjegjshmëri kriminale!

të fundit

Pranojnë të jetojnë me tezen e tyre, motra e 36-vjeçares që u vra brutalisht nga bashkëshorti në Greqi merr kujdestarinë e 4 fëmijëve

Motrës së gruas 36-vjeçare që u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar të premten e kaluar në Volos të…

4 minutes ago

Operacion nga SPAK dhe Policia, arrestohen dy punonjës të IMT-së të dyshuar për korrupsion! Në kërkim dy të tjerë

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për…

16 minutes ago

Kremlinit nuk i pëlqejnë propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën, Peskov: Kemi një qëndrim negativ për këto diskutime!

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë…

40 minutes ago

“S’di çfarë ka bërë djali”, reagon babai i Jozefin Markut pas shpërthimit me tritol në Fushë-Kuqe

Babai i ish-banorit të “Big Brother Vip Albania”, Jozefin Marku, ka thyer heshtjen pas shpërthimit me tritol në zonën e…

51 minutes ago

Asllani veç fanelës së Interit humbet edhe mijëra ndjekës në Instagram!

Largimi i mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani nga ekipi i Interit ka pasur direkt efekt në llogarinë sociale në Instagramin e…

57 minutes ago

Të shtënat me armë zjarri në shkollën katolike në SHBA, reagon Donald Trump: E tmerrshme! FBI është në vendngjarje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar për të shtënat me armë zjarri të ndodhura mëngjesin…

1 hour ago