Categories: Uncategorized

Banorja i ankohet se po i vidhet banesa, Rama: Mos fol pa lidhje! (VIDEO)

Ditën e sotme kryeministri Rama është përplasur me disa qytetarë në Durrës, ku ishte për të parë zhvillimet e fundit pas tërmetit që sheshoi me qindra banesa.

Gjatë vizitës Rama është përplasur me banorët të cilët i janë ankuar se banesat e dëmtuara po u vidhen cdo ditë.

Por duket se kryeministri nuk është “në dijeni’ të këtyre rasteve dhe është “kapur” me fjalët e qytetares.

DEBATI:

Qytetarja: Deri tani nuk ka filluar asgjë, përveçse në pallatin tonë po të afroheni janë futur edhe koshat e plehrave brenda. Po na vidhen apartamentet.

Nga shkallët e pallatit janë vjedhur të gjithë instalimet e brendshme të apartamenteve.

Rama: Një sekondë.

Qytetarja: Nuk kemi askënd që ruan objektin.

Rama: Një sekondë. E para mos fol pa lidhje.

Qytetarja: Po flas me lidhje dhe me fakte konkrete.

Rama: Kur thua nuk ka filluar asgjë. Mu këtu përballë e ke që po mbaron dhe si këtu kanë filluar edhe në vende të tjera.

Qytetarja: Ne flasim për personale.

Rama: Në rregull, por mos thuaj nuk ka filluar asgjë. Nuk kemi ne aq njerëz dhe mundësi, se nuk, i ka askush në botë saç janë apartamente. Ne gjërat do t’i bëjmë me radhë.

të fundit

Fillimi i vitit të ri shkollor, Ambasada e Gjermanisë: Hapja e shkollës “Angela Merkel” sinjal i fortë për arsimin dhe qëndrueshmërinë në Shqipëri

Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, Ambasada Gjermane në Tiranë, ka uruar të gjithë nxënësit dhe prindërit…

13 minutes ago

Aksident në aksin Kakavijë-Gjirokastër/ Makina përplaset me motorin, 43-vjeçari përfundon në spital

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Kakavije–Gjirokastër”, në vendin e njohur si “Ish-SMT”.…

1 hour ago

Silvinjo ndan formacionin/ Si pritet të luajë Kombëtarja kundër Letonisë

Në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026, Shqipëria do të përballet sonte me Letoninë. Ditën e djeshme, kuqezinjtë kanë zhvilluar…

1 hour ago

Rëndohet bilanci nga aksidenti në aksin rrugor Krumë-Golaj, ndërron jetë edhe pasagjeri

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:50, një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Golaj. Policia e Kukësit njofton se…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 81.8 lekë dhe do të shitet me…

2 hours ago

Momenti kur Ragip Gila largohet me armë në dorë, pasi vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë në Shkodër

Personi që shihni në foto është Ragip Gila, autori i dyshuar i masakrës me dy viktima e dy të plagosur…

2 hours ago