Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë tek “Zogu 1” ku disa banorë kanë alarmuar policinë pasi kanë parë një shtetas kinez që flinte tek shkallët e pallatit të tyre.
“Ejani urgjent, ju lutem ejani dhe merreni nga këtu pasi po na rrezikon. Mund të ketë koronavirus,” mësohet të kenë thënë banorët e këtij pallati apo të bizneseve përreth në momentin që kanë kontaktuar autoritetet përkatëse.
None found
Pasi është marrë njoftimi, shkallët, të cilat shtetasi kinez i përdorte si strehë, pasi ishte endacak, janë rrethuar nga forca të shumta policie dhe nga mjekë që kanë zbarkuar pranë zonës bashkë me ambulancën.
“Është endacak, po këta banorët janë alarmuar sepse mendojnë që ka koronavirus.
Kanë dy ditë që telefonojnë polici dhe ambulancë. ‘Hajdeni e mërreni’, thonë.
Kalojnë në shkallë që hipin dhe zbresin dhe kanë frikë t’i afrohen,”– u shpreh një burim i zonës.
Më pas, kinezi që alarmoi zonën mësohet se është dërguar për të bërë analizat përkatëse, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka rezultuar pozitiv apo negative për koronavirus, virus i cili ka marrë 1016 jetë njerëzish. Ndërkohë që të prekur mësohet se janë mbi 42 mijë persona, shkruan Dosja.al.
Ky virus që u përhap fillimisht në Whan në Kinë ka sjellë panik edhe në Shqipëri, ku shtetasit kinezë jo pak herë kanë rënë edhe pre e sulmeve. Kujtojmë rastin në Sarandë, që një i ri kinez u sulmua me fjalë dhe u ofendua nga disa shqiptarë, të cilët e quanin “sëmundje”.
©gunaydintrabzon Ernest MuçiPërmes një “story” të fundit në rrjetet sociale, sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, ka ndarë një mesazh të…
Janë mbyllur ndeshjet e javës së 11-të në Ligën e Parë të Kosovës, ku nuk munguan përballjet interesante, fitoret e…
Një delegacion i Luginës së Preshevës, sot është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Kështu ka…
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar Bedri Hamzën për kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim…
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe deputeti Klevis Balliu ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj drejtuesve më të lartë…
Elon Musk po shqyrton mundësinë e bashkimit të dy kompanive të tij, SpaceX dhe Tesla, në një marrëveshje që mund…