Me zbutjen e masave kundër Covid 19, banorët e Durrësit i janë kthyer shqetësimit për banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Paraditen e së mërkurës, banorët e dy pallateve të dëmtuara në Shkozet të Durrësit kanë protestuar mbi fatin e shtëpive të tyre, për të cilat nuk kanë ende asnjë përgjigje nga autoritetet.
“Kemi frikë të hyjmë në banesë, po bashkia nuk na ka dhënë asnjë përgjigje. Ajo është konstatuar si e pabanueshme, DS4. Nuk banojmë këtu dhe dritat i paguajmë. Ne kërkojmë që të merren masat e të na japin përgjigje. I kam fituar me djersë, duke punuar në Greqi dhe sot nuk del leku.” tha një banorë shkruan tch.
“Edhe pallati im është i dëmtuar dhe më kanë thënë të dal jashtë. Është prishur nga bodrumi që rri në ujë. Dy katet e para janë të pabanueshme. Kërkoj një komision specialistësh që të vijë të verifikojë. Muret e komshiut janë çarë nga krahu i bizneseve.”
Për shkak të dëmtimit strukturor godinat janë shpallur paraprakisht të pabanueshme dhe familjet përfitojnë bonusin e qirasë. Në bashkinë e Durrësit sqarojnë se këto pallate janë në listën e 1050 objekteve për të cilat është kërkuar ekspertizë e thelluar nga Instituti i Ndërtimit, nga i cili pritet dhe vlerësimi përfundimtar.
Këtë të enjte, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arber Veliaj, është paraqitur në ambientet e SPAK-ut. Ai do të merret…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Hampshire në SHBA, ku një grua 34-vjeçare vrau bashkëshortin dhe dy fëmijët…
Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është kthyer pranë familjes gjatë natës, pas denoncimit nga…
Ditën e djeshme, Gerta Gixhari festoi ditën e lindjes! Të gjithë ishin sy e vesh tek motra e saj, Olta…
Rritja mesatare e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat ishte 2.4 % në korrik, një vlerë e ngjashme me inflacionin mesatar…
Is- zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është kthyer pranë familjes. Ditën e djeshme, ai…