Bamir Topi, ish-president i Shqipërisë, ka dhënë një reflektim të tij për 21 janarin e 9 viteve më parë, kohë në të cilën u vranë në bulevard 4 persona, gjatë protestës së organizuar nga opozita socialiste e kohës.
I ftuar në emisionin Java në RTSH, Topi deklaroi se palët ishin në konflikt të hapur dhe se kanë qenë ndërkombëtarët ata që kanë ndërhyrë për uljen e tensioneve.
“Pas ngjarjes së 21 Janarit palët ishin në një konflikt të hapur.
Polemikat ishin jashtë çdo etike në komunikim. Në atë periudhë është ngritur një komison hetimor parlamentar për të hetuar një puç.
Në këtë moment ka pasur një ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar. Ka ardhur në atë kohë edhe ndihmës sekretari i SHBA, kanë qenë vizita që krijuan një shqetësim të madh tek ata.
Duke iu rikthyer atyre momenteve, ulja e tensionit, rifillimi i funksionimit të institucioneve, erdhi si pasojë e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar”, u shpreh ish-Presidenti.
90 deputetë të pranishëm kanë qenë në sallë në vazhdimin e seancës së sotme. Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni…
Para disa ditësh, në rrjet qarkulloi një lajm se bashkëshorti i një punonjëseje të Bashkisë ka denoncuar në komisariat se…
Policia ka vënë në pranga Ndue Palucën, 40-vjeçarin, i cili së bashku me babain Pashuk Paluca, tentuan të vrisnin me…
Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë tashme si Fifi, vazhdon të befasojë fansat e saj me postimet e saj…
Pesë skiatorë janë gjetur të vdekur pranë malit Rimpfischhorn të Zvicrës. Shërbimet e urgjencës ngritën alarmin një ditë më parë…
Zgjedhjet e 11 majit kanë sjell ndryshime të ndjeshme në përfaqësimin parlamentar. Votat e shqiptarëve i kanë ndërprerë karrierën në…