Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku njofton se qytetarët nga Italia nuk do lejohen të vijnë më as nga deti dhe as nga ajri, duke bllokuar kështu kufijtë hyrës.
Balluku sqaroi se qytetarët që duan të ikin jashtë nuk paralizohen. Në këtë mënyrë kompanitë që janë të interesuara që të marrin pasagjerë nga Shqipëria mund të sjellin avionë, apo tragete bosh nga Italia për të marrë më pas pasagjerët.
None found
Gjithashtu ajo theksoi se transporti i mallrave nuk do të preket.
“Avion që vijojnë bosh nga Italia, pa pasagjere, nuk do lejohen që të vijnë më. Këto avionë mund të marrin pasagjerë për ti dërguar në Itali,. Vazhdojmë të bëjmë thirrje që kompanitë duhet të akomodoni me data të tjera personat që kanë prerë bileta në data të ardhshme.
Transporti detar
Sonte do të nisen tragetet e fundit Vlorë-Brindizi dhe Durrës-Bari me të gjithë pasagjerët. Pas këtij itinerari nuk do të ketë me udhëtime të tjera. Në rast se autoritetet italiane do jenë të interesuara të vijnë bosh dhe të marrin pasagjerë ne jemi të hapur për këtë bashkëpunim.
Tregëtimi i mallrave nuk do të ketë asnjë penalizim. Nga të dyja palët, Itali-Shqipëri dhe e kundërta edhe nga ajri edhe nga deti”, tha Balluku.
Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…
Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…
Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…