Categories: Uncategorized

Balla: S’ka kafe dhe xhiro në parqe, koha për tu kthyer në jetën normale është ende larg

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se Shqipëria është ende larg kthimit të normalitetit. Në një intervistë për edicionin e lajmeve në RTV Ora, Balla tha se kishte edhe një thirrje për pensionistët, që të rrinë në shtëpi.

Taulant Balla: OBSH gjithmonë sheh me skepticizëm çdo masë lehtësuese të lëvizjes. Unë do të perifrazoja rekomandimin e OBSH duke thënë që çdo qytetar i çdo pjese të globit duhet të kuptojë që koha për tu rikthyer në jetën normale është ende larg.

Pra historia ku dalim për të pimë kafe, apo për të bërë xhiro kot rrugës apo për tu dyndur më parqe është ende larg. Ndërkohë për ata që janë në pension do të doja t’ju kujtoja që është e domosdoshme që të qëndrojnë në shtëpi.

Sa kohë që sipas OBSH dhe një pjesë e vendeve të rëndësishme në glob, sa kohë që nuk kemi në duar për përdorim në masë të vaksinës kundër COVID-19 në çdo moment jemi të rrezikuar.

Balla tha se me përjashtim të bareve dhe lokaleve, shumica e bizneseve të tjera do të hapen në 27 prill, gjithmonë duke ruajtur distancimin social.

Taulant Balla: Shqipëria duhet të përdorë sa më mirë dhe të ketë një orientim të gjithë blerësve drejt prodhimeve shqiptare, sepse sa më shumë të konsumojmë mallra “made in Albania” aq më mirë i bëjmë ekonomisë së vendit.

Ndërkohë që rivendosja në punë e gjithë zinxhirit ekonomik ka kërkuar domosdoshmërinë që një numër i madh biznesesh duhet të rikthehen në punë. Duke hequr baret dhe restorantet pothuajse gjithë pjesa më e madhe e bizneseve rikthehet në punë. /Oranews

të fundit

FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…

14 minutes ago

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…

1 hour ago

VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…

2 hours ago

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…

2 hours ago

VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi

Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…

2 hours ago

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…

2 hours ago