Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka publikuar një mesazh ngushëllimi për Haxhi Memollën, kryebashkiakun e Rrogozhinës i cili humbi jetën sot në Peshkopi nga një infarkt.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai thotë se e ka të vështirë të thurë disa fjalë ngushëllimi për familjen e Memollës, miqtë dhe qytetarët e Rrogozhinës.
Balla më tej shton se Memollës iu ndërpre mandati pasi i kishte shërbyer denjësisht qytetarëve të Bashkisë Rrogozhinë dhe duke qenë një përfaqësues i denjë.
“Lamtumirë i dashur mik dhe shok Haxhi Memolla! Sot u nda papritmas nga jeta Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Haxhi Memolla. Si mik dhe shok i vjetër në familjen tonë socialiste e kam pak të vështirë të lidh apo të përmbledh në disa fjalë ngushëllimin për familjen, për miqtë dhe qytetarët e Rrogozhinës.
Familja e madhe dhe e nderuar Memolla humbi sot një njeri të dashur, miqtë humbën Haxhiun e gjendur dhe zemërmirë, socialistëve të Rrogozhinës ju largua para kohe një përfaqësues i denjë, Rrogozhinës iu ndërpre në mes mandati i një Kryetari i cili çdo ditë i shërbeu me përpikmëri banorëve të nderuar të kësaj Bashkie”, shkruan Balla.
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…
Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…
Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…