Categories: Uncategorized

Balla i bindur: Do t’i rrëzojmë dekretet Metës e do miratojmë “Anti-Shpifjen”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaron se dekretet e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, mbrojnë njw statukuo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjërësisht dhe ku dizinformimi publik është kthyer në normë jetese per shume aktore online.

Sipas Ballës, bashkëpunimi i mazhorancës me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e të integritetit njerëzor nga shpifja, si edhe të vetë publikut nga dezinformimi.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, Balla thekson se dekretet e Presidentit do të rrëzohen dhe do të vijojë bashkëpunimin me çdo organizate brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësimim te mundshem te legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen.

“Dekretet e Presidentit të Republikës mbrojnë nje statukuo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjërësisht dhe ku dizinformimi publik është kthyer në normë jetese per shume aktore online, ndërsa bashkëpunimi ynë me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e te integritetit njerezor nga shpifja si edhe te vete publikut nga dezinformimi.

Prandaj ne do t’i rrëzojmë dekretet e Presidentit dhe do të vijojmë bashkëpunimin me çdo organizate brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësimim te mundshem te legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen”, shkruan Balla.

Mw tyej ai shton se “Ne jemi në kontakt dhe i falenderojmë kolegët e APKiE qe ia kaluan Komisionit te Venecias tekstin dhe mezi presim ta permirësojmë më tej ligjin me sugjerimet e vyera te Komisionit të Venecias. Ndërkohë sikurse e kemi thënë, institucionet përkatëse shqiptare do të punojmë ngushtësisht me OSBE per aktet e domosdoshme nënnligjore”.

të fundit

Rusia e vë në provë “armëpushimin” energjetik të Trump: Dronët godasin termocentralet e Ukrainës

Rusia ndërmori një valë të re sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, pavarësisht deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se…

21 seconds ago

VLEN: Gjashtë policë të pezulluar, askush nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë

Gjashtë policë janë suspenduar pas dhunës brutale të ushtruar ndaj dy të rinjve nga Saraji. Institucionet reaguan në kohë rekord…

4 minutes ago

Mickoski njofton nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan – Kërçovë, një hap kyç drejt lidhjes Shkup – Ohër

Kryeministri Hristian Mickoski përmes kumtimit në rrjetet sociale informoi se po fillon ndërtimi i aksit të autostradës Bukojçan – Kërçovë,…

5 minutes ago

Kurti bëhet temë e fushatës në Serbi, Islami: Opozita i vë presion Vuçiqit me Kosovën dhe skandalin Radoiçiq

Profesori i sigurisë, Avni Islami, në një reagim ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në një…

9 minutes ago

Konflikt i hapur Bruksel-Berlin: Merz refuzon draftin buxhetor të Irlandës për BE-në

Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së paraqiti një draft të ri për buxhetin e Bashkimit Europian për periudhën 2028-2034, duke…

19 minutes ago

Dogana e Kosovës gjen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera tejkalon 10 mijë euro

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë 10 mijë e 300 euro, gjatë kontrollit të…

21 minutes ago