Gjatë një konference online me gazetarët, kryedemokrati Basha ka denoncuar gjithashtu edhe një nga tenderat e fundit të qeverisë për mobilimin e zyrave të Spitalit të Traumës.
Basha thekson se shuma e tenderit shkon në 114 milion lekë, ndërkohë që në këtë kohë mjekët nuk kanë nevojë për mobilimin e zyrave, por për teste.
“Mos vononi më rritjen eksponenciale të numrit të testimeve, duke e bërë këtë me transparencë. Qytetarët dhe personeli shëndetësor duhet ti ushtrohen sa më shumë testimeve. Mos testimi do ta çojë këtë sakrificë kot.
Ajo që duhet bërë me urgjencë është testimi i sa më shumë personave. Nuk kemi informacione se sa materiale testuese ka vendi ynë.
Dimë që në Maqedoni ka 13 pika testuese, Kosova mori 7 mijë kite testuese. Uroj që të mos fshihet dicka pas kësaj. Kosotoja për të blerë kite është shumë më pak sesa shumat marramendese që kemi dëgjuar të tenderohen këto ditë për kontrata betoni. Është hapur një tender 114 mln lekë për zyrat e spitalit të Traumës. Prioritet është marrja me urgjencë e kiteve dhe paisjeve testuese dhe jo mobilimi i zyrave”, thekson Basha.
Basha denoncon tenderin: 114 milionë lekë për mobilimin e zyrave të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…