18 vjecarja e abuzuar nga babai i saj në Maliq të Korçës ka dhënë dëshminë e saj për ABC News ku vajza tregon gjithë historinë dramatike të jetës së saj ndërkohë që ka kërkua ndihmën e shtetit për të pasur një psikolog dhe një avokat.
Pjesë nga intervista:
Cfarë ka ndodhur mbrëmë?
Shkova me babin dhe arrita në orën 7 e gjysëm, shkova me shoqen dhe shokun tim të ngushtë. Ndenja te shoqja ime e fëmijërisë deri nga ora 10:00, pastaj erdhi ai. Morëm për të ngrënë por nuk hëngra, ai bëri hashash, piu, piva dhe unë dhe pastaj shtruam për të fjetur e pastaj po fliste përçartë.
Cfarë të tha?
Si do kryente marrëdhënie, çfarë dëshire kishte ai, dëshira e tij ishte të kryente marrëdhënie me mua. E kishte shprehur më parë?
Jo thjesht kishim folur për jetën personale, por jo biseda kaq troc.
Si reagove?
Reagova qetë, i thashë se do flasim nesër. Pastaj fola me shoqen time të ngushtë dhe i thashë se nuk jam mirë. Ndërkohë që po flisja me shoqen ai po fliste dhe po bëja sikur nuk e kuptoja.
Si ishin bisedat?
Nisi bisedat +18, më tha që kam një dëshirë ma plotëso, i tash çfarë po thua se je tapë. Pastaj i thashë çfarë po thua? Ai tha që dua ta bëj njëherë me ty.
Ndërkohë që ju thatë se jeni vajza e tij?
Po, tha që më ka evlat por ndjenjat nuk komandohen, thjesht provoje njëherë se do të çmend
Si vijoi më pas?
Më pas nuk po duroja më dhe i thashë shoqes time të ngushtë, që të vinte shoku im i ngushtë të më merrte, ndërkohë nuk kisha mundësi të dilja se të gjitha dyert ishin mbyllur.
Ishe e frikësuar?
Po shumë, vetëm u tregova e qetë, nuk u bëra agresive. Më pas më ka marrë shoqja ime në telefon dhe tha hajde se jemi në punë, por nuk jam në punë, doja të shpëtoja që aty.
Ju keni pasur shpesh herë shenja dhune nga babai juaj, prej sa vitesh?
Që kur kam lindur..
Thatë se shkonit në shkollë me qepë dhe kripe,
Po
Ai ka qenë abuzues kundrejt jush apo jo?
Po shumë
Ndërkohë keni psikolog që ju mbikëqyr?
Jo sepse ky është shteti ynë, ndërkohë e kam kërkuar ta kem sepse kam nevojë.
Çfarë kërkoni nga shteti?
Psikologun dhe avokatin sepse nuk kam mundësi ti paguaj./Abcnews
Një lidhje e veçantë midis nipërve dhe gjyshërve shpesh është e vështirë për t’u shpjeguar me fjalë, plot dashuri dhe…
Kris Jenner, e njohur si “momager” dhe ylli i kopertinës së Vogue Arabia për shtatorin, ka zbuluar vendimin e saj…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar sërish pas vendimit të Sali Berishës i cili i do t’i japë…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.…
Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e së martës një magazinë dhe një lokal dasmash në qytetin e Lezhës,…