Babai i të arrestuarit si i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Elton Hajrit, tha përpara kamerave se djali i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi atë ditë ka qenë në shtëpinë e tezes së tij në Shijak.
Babi i Elton Hajrit, i ka bërë thirrje drejtësisë të hetojë drejt çështjen dhe të mos ndikohet nga mbiemri.
None found
Përpara mediave ai tha se prej vitesh djali i tij nuk ka më asnjë kontakt me pronarët e resortit Golden në Shijak. Ai tha se furgoni që pretendohet nga prokuroria të jetë filmuar nga kamerat e sigurisë ku futet trupi i pajetë i Prengës, është ende me letra në emër të djalit të tij, pasi ai nuk del nga shtëpia prej kohësh, dhe i janë kthyer të pavlefshme edhe një sërë dokumentesh të tjera të tij.
“Padrejtësi, Padrejtësi është. Deri dje kam patur një fije besimi por tani nuk e di. Djali im ka qënë në punë. Djali im nuk ka asnjë lloj lidhje me të. E kanë arrestuar kot fare. Kot fare! Djali im nuk ka asnjë dokument se nuk dilte nga shtëpia, isha i kënaqur po të dilte 30 metra ai. Kishte problemet e veta. Në datë 17 janar ka qënë tek tezja. Është besimtar normal”.
Elton Hajri është një prej të arrestuarve të grupit të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës ditën e 17 janarit në Kamëz.
Gjykata Penale e Tiranës ditën e sotme caktoi për të 5 të arrestuarit masën e sigurisë arrest me burg pa afat.
Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të…
Protestat e të rinjve në disa vende të Europës, të zhvilluara për përmirësimin e arsimit dhe kushteve të jetesës, u…
KSHZ ka publikuar rezultatet e para të raundit të dytë të zgjedhjeve komunale në Bërvenicë.Nga 20.8 të vendvotimeve të përpunuara,…
Csaba LaszloPas barazimit 1 – 1 me Skënderbeun në Korçë, java e 10-të në Abissnet Superiore, ka folur për mediat…
Votimi në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës ka përfunduar.Qendrat e votimit, të cilat ishin të hapura…
Qatip OsmaniEdhe pse Laçi shënoi i pari në duelin me Elbasanin në fushë kundërshtare, bardhezinjtë nuk arritën të merrnin pikë…