Gjykata e Tiranës ka vendosur anulimin e vendimit të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, i cili vendosi në regjimin “41- Bis” 5 të paraburgosur mes të cilëve edhe të pandehur të dosjes “339” .
Vendimi është marrë ne 23 maj pas një përplasje që të arrestuarit patën me policët gjatë një kontrolli ne qelitë e tyre ku janë gjetur celularë të futur ilegalisht brenda burgut 313.
None found
Kanë qënë të paraburgosurit, kryesisht të pandehurit e dosjes “339”, ata që kanë goditur dhe kërcënuar gardianët pas kontrolleve të kryera nga punonjësit e policisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pasi ka analizuar ngjarjen, ka kërkuar në gjykatë izolim për thyerje të rregullave në qeli kërkohet edhe për Hajri Seferin, Astrit Avdylin, Altin Avdylin, Saimir Gjepalin.
Kërkesa e kreut të burgjeve u shqyrtua në dhomën penale Tiranë nga gjyqtarja Migena Laska.
Kjo është hera e parë në paraburgimet e Tiranës që Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kërkon izolimin e të paraburgosurve ose të burgosurve në regjim të veçantë sigure, ndërsa më herët një vendim i tillë është kerkuar për një të burgosur në burgun e Korçës.
Të burgosurit me regjim të veçantë sigurie nuk u lejohen takim me familjarët dhe komunikimet me ta, si dhe kanë masa më të forta sigurie.
Një nga skandalet më të mëdha të evazionit fiskal në historinë gjyqësore greke është zbuluar në Selanik dhe Halkidiki. Autoritetet…
Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u…
Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…
Një aksident i rëndë është shënuar në Egjipt, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, kanë mbetur të paktën…
Propozim ndryshimet e ligjit për privatizim të tokave nën objekte, e të cilat figurojnë në pronësi shtetërore, nuk parashohin afate…
Analisti gjerman i politikave për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëthemeluesi i Këshillit për Politika të Demokratizimit (DPC), Kurt W. Bassuener, në…