Nga Andrea Cama
Facebook është rrjeti social më popullor në Shqipëri—sipas të dhënave të vetë kompanisë, ka mbi 1,4 milionë përdorues në Shqipëri, një pjesë e madhe e të cilëve jane përdorues të përditshëm.
Që nga fillimet e tij, rrjeti ka pësuar ndryshime periodike për t’u përshtatur me ecuritë e kohës, por ajo për të cilën Facebook nuk është bërë asnjëherë është për të publikuar ligje.
Për këtë në Republikën e Shqipërisë është Fletoraj Zyrtare, e cila botohet nga Qendra e Botimeve Zyrtare, e cila i hedh në faqen e saj në internet fletoret sapo ato botohen.
Nuk ka rëndësi sa vizitorë online ka kjo qendër—numri realtivisht i vogël nuk mund te jetë kurrsesi justifikim për gjendjen disa mujore në të cilën ndodhemi, ku Facebook ka zëvendësuar në të gjitha format botimin e vetëm që do duhet t’i jepte fuqi juridike akteve ligjore.
Nuk do kishte asgjë të keqe, nëse një vendimarrës i bën ditura në media, përfshirë ato sociale, qëllimet e tij për miratuar ligje ose akte nënligjore, sa kohë është e qartë se akti në fjalë nuk ka hyrë në fuqi.
Neni 117 i Kushtetutës shprehet qartë se aktet normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave, të institucioneve të tjera qendrore marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në Fletoren Zyrtare.
Kjo mund të duket një procedurë burokratike, por pasojat mbi jetën e njërëzve nga mos zbatimi i saj janë të mëdha: nëse një postim në rrjetet sociale mund të ndryshohet apo fshihet lehtësisht, një gjë e tillë është shumë e vështirë (për të mos thënë e pamundur) për një akt të botuar në Fletoren Zyrtare.
Nëse dikush do dërgonte çështjen në gjykatë e do jepte si bazë ligjore statusin e Kryeministrit, nuk do merrej veçse si shaka, por këtu nuk ka asgjë për të qeshur.

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…