Categories: Uncategorized

Maturantja shqiptare shkëlqen në Greqi, renditet e para në degën e Informatikës

Albiona Manço, maturantja shqiptare vlerësohet me 18.750 pikë në provimet shtetërore, duke u renditur e para në degën Informatikë të “OPA” Universiteti Ekonomik i Athinës.

Albiona vjen nga një familje emigrantësh shqiptarë, dhe ka thyer rekord duke u vlerësuar sipas sistemit grek 20 në Informatikë, 20 Ekonomi, 18,6 Matematikë dhe 16.4 Gjuha Greke- Letërsi, por nuk është vetëm kjo arritja e maturantes shqiptare.

Të lidhura

None found

Albiona Manço nuk ka ndjekur aspak traditën e njohur të sistemit grek me kurset private të jenë pjesë e pandarë e shkollimit të të gjithë fëmijëve.

Ajo ka deklaruar se “nuk pranova kurrë të shkoj në kurse private pas shkollës. E njoh mirë veten time, e di sa kohë më duhet të përvetësoj një lëndë, koha dhe mundimi që duhet të investoj, kurset private thjesht do më privonin nga aktivitetet e tjera jashtëshkollore, që për mua janë njësoj të rëndësishme”.- thote ajo.

Albiona ka dhënë kështu një ndihmë të madhe në familjen e saj emigrante, pasi në Greqi thuajse të gjitha familjet me fëmijë gjimnazistë, nëse duan të studiojnë në auditoret e larta, duhet të paguajnë shuma jashtëzakonisht të larta, në kurset pas shkollore.

Ajo thotë krenare se “çdo gjë që bëj dua të jetë perfekte, nëse nuk arrij nivelin më të lartë, askush nuk do mësojë kurrë për angazhimin tim. Ky rezultat është piedestali në të cilin ngjitesha gradualisht me ndihmën e mbështetjen e prindërve të mij, nga klasa e parë fillore. Pandemia ishte një tjetër eksperiencë e vlefshme, me telemësimet, karantinën, më dhanë kohë dhe përvojë për të ardhmen”.

Albiona, nxënëse e shkëlqyer, paralelisht ishte dhe pjesëmarrëse në çdo aktivitet shkollor, duke dalluar sidomos në shfaqjet teatrale. Mësuesit dhe drejtori i Liceut flasin me fjalët më të mira për 18-vjeçaren shqiptare që theu mitet shumëvjeçare greke.

Drejtori i Liceut të Përgjithshëm Nr 2 Nea Ionia, Nikos Kokinakis, me entuziazëm e krenari thotë për Albionën

“Kishte fatkeqësinë mos të niihte drejtor tjetër në arsimin e mesëm, kisha fatin e madh të ishte nxënësja ime 3 vjet gjimnaz dhe 3 lice. Një fëmijë inteligjent, e shkathët, e dashur, aktive, penë e artë në gazetën e shkollës, sidomos reportazhet për lëndët ekzakte, fizikën, merrte pjesë në çdo aktivitet, duke kontribuar për programe mbështetëse për familjet në nevojë.

Albiona, vajza e një nëne emigrante nga Vlora, babai emigrant nga Korça, por edhe fëmija ynë këtu në Nea Ionia, një familje që përveç problemeve ekonomike, përballej me problemet e vështirësitë e integrimit, sot na ka bërë të gjithëve të lumtur, e ka shumë akoma për të ofruar. Urime e suksese për Albionën dhe prindërit e saj të mrekullueshëm, janë shumë pak, meritojnë shumë, shumë më tepër”- ka përfunduar drejtori i shkollës së Albionës.

Me superlativa, fjalë plot dashuri e urime të përzemërta kanë folur edhe mësuesit e lëndëve të Informatikës, Ekonomisë e Filologjisë së Albiona Manço, tepër të emocionuara për suksesin e nxënëses së shkëlqyer nga Shqipëria, që ka mahnitur mbarë opinionin publik në Greqi.

Albiona është fëmijë i vetëm, prindërit erdhën në Greqi dhe e lindën këtu. Në fillore ishte e vetmja nxënëse e huaj dhe për këtë thotë “disa herë ndjehesha e huaj, ndryshe, nuk ishte e lehtë si fëmijë emigrantësh, duke u rritur, në gjimnaz e lice u qetësova se kishte dhe fëmijë të tjerë të huaj. Si përfundim, diskriminimi sado i kufizuar që përjetova, më forcoi, më bëri më të përgatitur e të matur”.

të fundit

Turisti i huaj kërkohet nga policia greke pas propozimit për të miturën 10-vjeçare në Kretë

Një incident shqetësues në Agia Pelagia të Kretës ka vënë në lëvizje autoritetet greke, të cilat po kërkojnë një turist…

3 minutes ago

Opozita kërkoi seancë në mbrëmje, Kuvendi e vazhdon sot në ora 11:00

Kuvendi i Kosovës ka thirrur vazhdimin e seancës konstituive për sot, e shtunë, 8 gusht, në ora 11:00, ndërsa partitë…

5 minutes ago

Morina përballet me fluks të madh automjetesh, qytetarët nga Kosova udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar

Në pikun e sezonit turistik, qindra automjete po largohen nga Kosova për t’iu drejtuar Shqipërisë, duke shkaktuar një fluks mjaft…

9 minutes ago

US Plans $1 Billion Package for Colombia Following Election of Abelardo de la Espriela

Departamenti i Shtetit njoftoi se planifikon t'i japë një miliard dollarë qeverisë së re të Kolumbisë, në ditën e prezantimit…

12 minutes ago

Zelensky in Belgrade for Meeting with Vučić: Kyiv Aims to Draw Serbia Away from Russian Camp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky filloi dje vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi, një aleat tradicional i Rusisë, duke…

12 minutes ago

SHBA planifikon paketë prej 1 miliard dollarësh për Kolumbinë pas zgjedhjes së Abelardo de la Esprielës

Departamenti i Shtetit njoftoi se planifikon t'i japë një miliard dollarë qeverisë së re të Kolumbisë, në ditën e prezantimit…

21 minutes ago