Categories: Uncategorized

“Ata na vranë vajzën”, nëna e 16 vjeçares shqiptare shpërthen në lot

Policia është në kërkim të përgjigjeve për thirrjen e fundit telefonike të 16 vjeçares shqiptare, teksa raporti mjekoligjor flet për “lëndime të rënda të kafkës dhe kraharorit”, ndërkohë prindërit e vajzës shpërthejnë duke insistuar se vajza e tyre është vrarë.

“Ata vranë vajzën tonë”, i tha nëna gazetarit.

“Po prisnim të vinte Maria, papritmas dëgjova zëra” , tha nëna, duke shtuar se ajo la shtëpinë duke bërtitur Maria-Maria.

Policia e pyeti nënën pse ajo po bërtiste dhe ajo u përgjigj se kishte dëgjuar zëra nga një vajzë e vogël që dukej se ishte vajza e saj.

Ekzaminimi mjeko ligjor nuk mund të përcaktojë rrethanat e rënies, megjithatë skenari vetëvrasjes është i përforcuar. Sidoqoftë, hetimi vazhdon, pasi sekreti telefonik pritet të zbardhet për të zbuluar se me kë foli Maria, menjëherë pasi doli nga makina e policit pranë shtëpisë së saj, disa orë para vdekjes së saj.

Në të njëjtën kohë, pritet zbardhja e bisedave të saj në rrjetet sociale për të formuar kuptuar plotësisht se si humbi jetën adoleshentja.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, 16-vjeçarja Maria ishte shumë e dashuruar me oficerin e policisë 27- vjeçar dhe ishte me të vërtetë ajo që e takoi pak para se të ndërronte jetë.

Vajza 16-vjeçare kishte një takim me oficerin e policisë dhe sipas dëshmitarëve, marrëdhënia mes tyre ishte shumë e qetë dhe ato dukeshin të lumtur. Në fakt, takimi i tyre zgjati disa minuta dhe Maria, e shoqëruar nga oficeri i policisë, u kthye në shtëpinë e saj. Ata u ndanë, pak para se ajo të mbërrinte në shtëpi, për të mos u vënë re nga lagja se e mitura ishte në një lidhje.

Sipas informacioneve nga Trikala Security, pak para ngjarjes oficeri e lë Marian 16-vjeçare, në orën 3:15 të mëngjesit në shtëpinë e saj dhe largohet. Por kamerat kanë fiksuar momentin kur telefoni i Marias bie dhe ajo iu përgjigj thirrjes. Kështu në vend që të hynte në shtëpinë e saj, ajo u kthye dhe u largua.

Pyetja është se kush e ka thirrur në telefon dhe pse vajza nuk ka hyrë në shtëpi pas kësaj bisede ?

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago