Categories: Uncategorized

Asnjë efekt ndaj koronavirusit, pse po përdoret akoma në Shqipëri ky ilaç?

Në tentativë për të siguruar shqiptarët se në spitalet tona gjendet medikamentet e përdorura në të gjithë botën për të luftuar koronavirusin, mjeku Tritan Kalo mbrëmjen e djeshme ka bërë një postim në Facebook.

Në postimin në fjalë, ai shprehet se në spitalin Infektiv nuk mungojnë mjetet për të luftuar COVID-19 duke publikuar një foto të tre medikamenteve me të cilat po luftohet kundër virusit agresiv në vendin tonë

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për Actemra (Tocilizumab), medikament kundër artritit që është aprovuar për përdorim kundër koronavirusit në Kinë dhe Itali dhe Aluvia, medikament për pacientët me HIV që gjithashtu ka paraqitur rezultate pozitive në rastet me COVID-19. Por teksa këto dy emra po përdorën me efektivitet në mbarë botën veçanërisht për të prekurit nga koronavirus që paraqesin komplikacione të rënda, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për antiviralin Tamiflu.

Në Iran, ku situata sa vjen e përkeqësohet për shkak të numrit tejet të lartë të vdekjeve, një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë ka deklaruar se Tamiflu nuk ka rezultuar efektiv në luftën kundër koronavirusit.

“Kjo problematikë është ngritur nga komitetet shkencore si dhe tashmë është hequr nga protokolli i trajtimit për COVID-19.”-është shprehur ai.

Të njëjtën gjë konfirmojnë dhe statistikat nga epiqendra e koronavirusit, Wuhan. Sipas të dhënave të publikuara nga spitali Zhongnan në Universitetin e Wuhan-it, “në 124 pacientë të trajtuar me Oseltamivir (i tregtuar me emrin Tamiflu) nuk është vërejtur asnjë rezultat pozitiv”.

Megjithatë, duket se në Shqipëri ky medikament vijon të jetë në protokollin e trajtimit për pacientët me COVID-19, ndonëse përzgjedhja e medikamentit më efektiv të mundshëm mund të vulosë fatin e pacientëve me komplikacione të tjera të shëndetit.

Ajo çka e bën dhe më alarmante këtë situatë është fakti se sipas shkencëtarëve, antiviralët duhen nisur herët në trajtimin e infeksionit, prandaj zgjedhja e të duhurit është thelbësore. Tamiflu, një antiviral i përdorur për gripin e zakonshëm, sugjerohet të niset “më pak se dy ditë nga shfaqja e simptomave të gripit”.

Qartazi, në rastin e koronavirusit ku simptomat shfaqen 2-14 ditë pas prekjes nga virusi, Tamiflu nuk ka sesi të jetë efektiv dhe provat për diçka të tillë janë dhënë sikurse u citua më lart.

Pritet për t’u parë nëse spitali Infektiv do të fusë gjithashtu në protokollin e trajtimit ilaçet Remdesivir dhe Chloroquine, të përdorur kundër Ebolas dhe malaries, të cilët gjithashtu kanë rezultuar tejet të suksesshëm në luftën kundër COVID-19.

Megjithatë, mungesa e transparencës nga ana e institucioneve e bën situatën gjithnjë e më të paqartë, duke qenë se përveçëse nuk është bërë publik zyrtarisht lista e medikamenenteve që do të përdoren, a thua se bëhet fjalë për ndonjë sekret kombëtar, gjithashtu nuk ka asnjë të dhënë mbi sasitë e këtyre medikamenteve në depot farmaceutike, çka të bën të dyshosh se situata nuk është aq e qetë sa ç’po tentohet të paraqitet.

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

6 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

6 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

6 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

6 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

6 hours ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

6 hours ago