Instituti i Studimeve Politike ka bërë publike disa fakte interesante të seancave plenare të Kuvendit për periudhën shtator- dhjetor 2019.
Ndodh që jo gjithmonë deputetët janë dakord me kryetarin dhe këtë e kanë vërtetuar edhe në Kuvend.
Ndër deputetët që votuan kundër, janë Ditmir Bushati me tre vota abstenim; Fatmir Xhafaj me 2 vota abstenim; Blerina Gjylameti me një votë abstenim; Almira Xhembulla me 1 votë abstenim; Vasilika Hysi me 1 votë abstenim dhe Ilir Beqaj me 1 votë kundër.
Bushati, Hysi dhe Xhembulla kanë abstenuar për faljen e gjobave të vendosura nga AKU. Një tjetër votë ndryshe e Bushatit ishte edhe ligji për paketën-antishpifje, ku zgjodhi sërish të abstenonte.
Ndërsa Fatmir Xhafaj abstenoi për nismën ligjore të kryeministrit Edi Rama “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”. Po ashtu deputetja Blerina Gjylameti abstenoi për projektligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.
Po ashtu, vihet re se kryeministri Rama ka munguar në 79% të votimeve.
Këngëtarja Elvana Gjata ka performuar këtë mbrëmje në nisje të takimit të fundit elektoral të Partisë Socialiste në Tiranë. Këngëtarja…
Koalicioni Euroatlantik ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme një kallëzim referuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky i fundit…
Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar detaje nga mbyllja e fushatës në Tiranë, e cila shënon dhe mbylljen zyrtare të fushatës…
Belind Këllliçi ka dalë me një deklaratë zyrtare ku dhe u ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme, Policisë dhe Task-Forcës…
Edhe përgjatë ditës së shtunë në vendin tonë do të ketë mt të paqendrueshëm. Reshjet e shiut do të jenë…
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vendimin e marrë nga qeveria Rama këtë të premte për faljen e gjobave dhe…