Categories: Uncategorized

Artan Hoxha zbulon biznesin që nuk u ka ecur bandave shqiptare: Me prostitutat janë martuar

Gazetari Artan Hoxha i cili vazhdmisht analizon ngjarjet kriminale që ndodhin në vend, së fundmi ka folur edhe për llojet e trafiqeve që zhvillojnë më shumë bandat shqiptare.

Në fjalën e tij, Hoxha i ftuar në “Provokacia” bën me dije se grupet kriminale në Shqipëri nuk merren më më trafikun e femrave dhe aq më pak nga vendi ynë.

Të lidhura

None found

“Grupet nuk merren më me trafikun e femrave dhe ato shqiptare. Ata që u genjyen në mesin e viteve 90, në pjesën më të madhe sot i kanë gratë e tyre, vetëm e vetëm që t’i shpetonin denoncimit.

Një numër shumë i vogël i atyre që janë marrë me prostitucion, ia kanë dalë që të dalin nga rrethi. Është si para e mallkuar që nuk ia sheh hajrin,”-u shpreh ai.

Teksa, ka dhënë detaje për natyrën e krìmit të organizuar në vend, Hoxha thekson se që nga viti 2004 “bota e krìmit” është në proces reformimi.

Sipas tij, shqiptarët njihen jashtë si shumë të guximshëm, por nuk krijojnë kartele. Gazetari thotë se bandat nuk kanë një “kokë”, por janë të shpërndara në territor. Madje Hoxha flet edhe për “kohën e artë”, kur grupet bëjnë marrëveshje dhe në këtë periudhë në vend nuk ka vrasje.

“Për fat të mirë ende krìmi në Shqipëri nuk e komandon politikën. Tek ne janë politikanët që ende e urdherojnë dhe përdorin krìmin. Në provinca drejtues të policisë, të kadastrës vendosen nga krìmi. Në Vlorë është rasti tipik. U bë marrëveshje mes palëve. Shteti u dorëzua. Rasti tjetër që deshmon këtë sic ndodhi në Jalë

Pas 2004 më rezulton se jemi para një reforme që krìmi po e bën vetë. Aty nuk ka vetting fallso. Atje nuk ka gjykata admìnistrative. Aty kanë ca pìketa. Nëse e keni vënë re është rritur numri i vrasjeve të tipit mafioz. Edhe pse policia ka pasur së fundmi sukses.

Ata duken shumë më përpara se autoritetet dhe kjo mua më tmerron. Shqiptarët janë bërë të rëndësishëm në mediat botërore vitet e fundit, kur u fut kokaina dhe ne shkuan në Amerikën Latine. Shqiptarët njihen shumë të guximshëm.

Kemi një të keqe shumë të madhe, nuk krijojmë dot kartel. Ne nuk kemi ende kokë, grupet tona janë të shpërndara, kanë drejtim horizontal. Në Shqipëri nuk ka vrasje kur grupet kanë bërë marrëveshje. Ato njihen si kohë të arta, bizneset shkojnë mirë, është lënë dakord me autoritetet”, u shpreh gazetari. /oranews

të fundit

Kurti zhvillon sot takime me Hamzën dhe Abdixhikun për ngritjen e institucioneve të reja

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të zhvillojë sot takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës,…

6 minutes ago

Zjarr shkatërrues në pyllin e Almerías, 12 viktima ndërsa i nxehti ekstrem po godet Evropën Jugore

Një zjarr i madh pyjor në Los Gallardos, në provincën juglindore të Almerías, u ka marrë jetën të paktën 12…

15 minutes ago

Kurti attends the reopening ceremony of the National Gallery of Kosovo

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së Presidentes të Republikës së Kosovës,…

24 minutes ago

Kurti merr pjesë në ceremoninë e rihapjes së Galerisë Kombëtare të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së Presidentes të Republikës së Kosovës,…

28 minutes ago

Deschamps tregon për gjendjen e Mbappes: Ndjeu shqetësime në kyçin e këmbës

Franca ka siguruar një tjetër paraqitje në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Marokun me rezultat 2-0 në çerekfinale.…

6 hours ago

Mbappe sqaron arsyen e zëvendësimit ndaj Marokut: kam vetëm një shqetësim të lehtë në kyç

Franca siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026 pas fitores 2-0 ndaj Marokut në Boston, por një moment…

6 hours ago