Categories: Uncategorized

Artan Hoxha: Më kanë kërcënuar me jetë për videon e kryebashkiakut që pi drogë

Gazetari Artan Hoxha publikoi sot videon e kryebashkiakut që është duke konsumuar lëndë narkotike.

Ai pretendon se bëhet fjalë për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

Të lidhura

None found

Gazetari u shpreh se që nga momenti kur paralajmëroi këtë video ka marrë kërcënime të ndryshme.

“Deklarova që jam duke verifikuar një video që ka të bëjë me momente të papërshtatshme të një të zgjedhuri.

Që nga ai moment ka filluar presioni, kanë qenë të mëdha në shumë kuptime presionet, edhe miqësore, edhe shoqërore, edhe me force, edhe me para.

Kemi të bëjmë me një rast që për mua është shumë i rëndë. Faktohet ajo akuza, për ta futur me ligj testin e narkotikëve për deputetët, që nuk u miratua, shkruan abc news.

Është një rast që ka problematikë dhe kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve.

Problematika tjetër është se si është e mundur që i shpëtojmë filtrit të përzgjedhjes”, tha gazetari.

Më tej Hoxha shtoi se më problematike bëhet situata pasi kryebashkiaku e konsumon lëndën narkotike në një ambient të hapur.

“Kemi shumë përdurues që e marrim në ambiente të mbyllura, por aty është edhe një ambient i hapur.

Krijon një problematikë shumë të madhe për qytetarët dhe i vënë në dyshim shumë të madh për kapacitetet e ndërmarrjes.

Nuk mund të jesh në pozicione vendimarrje, se ti mund të marrësh një vendim, ndërkohe që je nën efektin e substancave , ta humbin aftësinë për të marrë një vendim të kthjellët.

Nuk po kaloj te pjesa tjetër”, tha ai.

të fundit

Owono pezullohet për 12 ndeshje pas ndërhyrjes që i mori jetën Jesus De Miguelit

Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…

5 hours ago

Trump expected to meet Xi and Putin in China, with nuclear arms control in focus

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…

5 hours ago

Kallas: EU enlargement has geopolitical significance, Albania among countries close to membership

Bashkimi Evropian po vijon përpjekjet për të çuar përpara procesin e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që konsiderohen pranë…

5 hours ago

Besiktasi synon Brahim Diazin në janar, pret të atin për tri ditë në Stamboll

Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…

5 hours ago

Audi A2 E-Tron mund të përdoret edhe për furnizimin me energji të shtëpisë

Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…

5 hours ago

Interior Ministry: 19-year-old from Koçani recorded a young woman without her consent and threatened to publish the footage

Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…

5 hours ago