Categories: Uncategorized

Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Kam videon ku kryetari i bashkisë pi drogë!

Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë sonte në studion e “Opinion”.

Hoxha ka deklaruar hapur se disponon një video të një kryetari bashkie që është kapur duke pirë drogë në një ambient publik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetari në studion e “Opinion”.

Ai nuk e ka treguar emrin, por thjesht deklaroi se kryebashkiaku është kapur jashtë zyrës së tij duke konsumuar lëndë narkotike.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi e pohoi diçka të tillë.

Pjesë nga diskutimet në studio:

Artan Hoxha: Çështja e tërmetit e spostoi atë.

Gazment Bardhi: Kam dijeni, e kam parë videon, por nuk e disponoj.

Artan Hoxha: Dijeni mund të kenë, nuk e di nëse e kanë parë. Është në ambient publik, se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon.

Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues.

Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem.

Kam ndjekur dhe rastet e denoncuara nga opozita, sigurisht për gjithë rastet kanë qenë pozitive, për faktin se i ka rrëzuar prokuroria më mbrapa.

Gjej rastin ti përgëzoj. Kontrolli duhet bërë para se ata të zgjidhen dhe jo pasi të zgjidhen. Ai proces zgjedhor ka pas një kosto për taksapaguesit shqiptar.

të fundit

Ançeloti zyrtarizon Alonson në konferencën e fundit për shtyp në pankinën e Realit: Kam shijuar çdo gjë këtu

“Çfarë po ndodh? A po largohet dikush?” Kështu e filloi Karlo Ançeloti konferencën e tij të fundit për shtyp në…

21 seconds ago

Ndërron jetë Artan Lame/ E ëma prek me fjalët: M`u shua shpresa që m`u ngjall dje, më premtoi se do kthehej

Paraditen e sotme, ish-drejtori i Kadastrës, Artan Lame, ka ndërruar jetë! Lajmin tashmë e ka konfirmuar nëna e tij, Diana…

22 minutes ago

Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

Igli Tare, është drejtori i ri sportiv i Milanit, ku sipas raportimeve të fundit të “Tuttomercatoweb”, ish-futbollisti shqiptar, sapo ka…

42 minutes ago

Vota e diasporës/ KQZ jep detaje: 339.893 persona krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete të botës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar të dhëna të detajuara mbi procesin e votimit nga jashtë vendit, ku 339,893 shtetas…

58 minutes ago

‘Shtëpi bari’ bashkë me bashkëshortin Elvis?! Reagon Belina Pupa: Ja e vërteta e akuzave në Australi

Belina Pupa, është vënë nën akuzë në Australi për kultivimin e një sasie droge të kontrolluar dhe ndërhyrje të paautorizuar…

1 hour ago

Kur i mbaron “mandati”? Berisha zbulon kur do të largohet nga politika

Kreu i PD Sali Berisha, i pyetur nga gazetari Osman Stafa, se kur do t’i mbarojë “mandati i misionarit”, ka…

1 hour ago