Categories: Uncategorized

Artan Hoxha: 1.3 ton kokainë u pritën në Shkodër dhe u përcollën me “respekte” në Pogradec

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar mega-operacionin e zhvilluar sot pasdite në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë operacion u kapën 1.3 ton kokainë dhe në pranga janë vënë 3 personaa.

Gazetari Artan Hoxha shkruan se kamioni u prit me “nderime” në Shkodër dhe u përcoll me “respekte” ne Pogradec.

Hoxha shkruan:

“Kamioni me 1.3 tone kokaine u prit me “nderime” në Shkoder dhe u percoll me “respekte” ne Pogradec….

Nje lajm i bujshem u publikua ne media gjate oreve te pasdites per kapjen rekord te 1.3 toneve kokaine ne nje magazine frutash ne fshatin Krushopek te Maqedonise se Veriut.

Pavarsisht tentatives per ti veshur merita policise sone, per pjesemarrjen e saj ne nje operacion nderkombetar kunder narkotrafikut,(te organizuar kryesisht nga agjensite antidroge te SHBA dhe Italise), e vetmja gje qe te mbetet ne mendje eshte fakti se:

Kamioni me 1.3 tone kokaine, u prit me “nderime” ne doganen e Hanit te Hotit ne Shkoder, dhe u percoll me “respekte” ne doganen e Qafe Thanes ne Pogradec, per tu arrestuar pastaj dy shofere dhe nje magazinier ne nje fshat te Maqedonise se Veriut!!!!!!!!!
A nuk ngjan pak si historia e kontenierit me 613 kg kokaine te kapur ne Maminas, ku u arrestuan vetem dy shofera dhe nje hamall magazine bananesh????!!!!!

Me poshte lajmi i publikuar sot pasdite ne media, per rastin e Maqedonise se Veriut….

“1.3 ton kokainë janë kapur sot në Maqedoninë e Veriut në një kamion me banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër dhe ka dalë po dje nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoni, bëjnë me dije burime të policisë shqiptare që kanë marrë pjesë në aksion.
Policia shqiptare me një grup ekspertësh shumë të besuar u përfshi me kërkesë të partnerëve që kanë kërkuar ndjekjen e kamionit dhe vëzhgimin, teksa superaksioni ishte në zhvillim e sipër.

Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika e Jugut në portin e Tivarit (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).

Të arrestuarit janë 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga.

Aksion policor është zhvilluar në Krushopek të Sarajit dhe në aksion ka marrë pjesë edhe drejtoria shqiptare kundër krimit të organizuar.

Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek

Media mëson se kur ka hyrë në Shqipëri, policia e ka vrojtuar, në rast se kokaina do shkarkohej në vend.

Kamioni ishte me targa maqedonase”.

të fundit

Horoskopi 31 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur…

4 hours ago

Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin? Çfarë po ndodh mes tyre në “Big Brother VIP”, këngëtari: Më afër konsideroj Selin

Gjatë prime-t të sotëm u diskutua marrëdhënia mes Selin, Mirit dhe Lornës. Miri dhe Lorna kanë deklaruar se njihen më…

5 hours ago

Zelensky: Do të ishte e dëshirueshme që Trump të fluturonte për në Ukrainë me aeroplan

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se një vizitë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Ukrainë do të ishte e…

5 hours ago

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”, Iliri telefonohet nga bashkëshortja: Ka një problem, na ke lënë pa gjumë

Banori Ilir Vrenozin ka marrë një surprizë natën e sotme ku i është dhënë mundësia të flasë në telefon me…

5 hours ago

KQZ përfundon procesimin e rezultateve preliminare, LVV-ja afër 50%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesimin e rezultateve preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës të cilat…

6 hours ago

U arrestua për abuzim me të miturën/ Fqinjët të tronditur: Është baba i 4 vajzave, është bërë edhe gjysh

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit. Dyshohet se e mitura…

6 hours ago