Categories: Uncategorized

Artan Fuga: Studentët të revoltuar i thanë “jo” zgjedhjeve farsë në universitete

Postimi i Artan Fugës

Ku e pashë të ardhmen e kombit!

Të lidhura

None found

Mirënjohje për ata qindra e mijra të rinj, studente dhe studentë, që me peticione, letra, kërkesa, lëvizje, organizime të shëndosha u mobilizuan për ti thënë :

Jooooooooooo! – zgjedhjeve farsë në universitetet publike të vendit!

Ata nuk u tutën as të ngrenë akt padi për të hedhur në gjyq autoritete që mbushin xhepat me paratë e prindërve të tyre pikërisht për t’i mësuar bijtë e tyre!

Ata nga studentë u kthyen në profesorë!

Ata i vunë shkelmin zgjedhjeve farsë!

Zgjedhje pa ligj!

Zgjedhje pa zgjedhës!

Zgjedhje pa platforma!

Pa fushata!

Pa komisione zgjedhore!

Ata dhanë një mësim të mirë!

Na dhanë një shuplakë të merituar!

Ata nuk pranuan t’u merren të drejtat e tyre për të ushtruar ndikimin e tyre mbi shkollat ku studjojnë!

Ata u ngritën të revoltuar sepse panë që ka forca dhe individë që edhe mbi jetën e rinisë duke e rrezikuar me vdekje atë duan të marrin poste dhe privilegje duke shkelur ligjin!

Ata dhanë një shembull heroik që tregon si mbrohen zgjedhjet edhe pse je i dobët, në minorancë, i mbyllur në shtëpi, i persekutuar, i dobët në dukje!

Atyre nuk u bëhet vonë për zgjedhjet sepse e dinë që me këtë Ligj të arsimit të lartë, me këtë model universitetesh të degraduar rëndë, me këtë ministri arësimi, madje edhe mbi këtë lloj pedagogu që krahas profesorëve dhe profesoreshave të nderuara anëekënd vendit, nuk mungon të gëlojë pa mision, çdo gjë është farsë!

Kompetencat e këshillave studentore nuk kalojnë ato të studentëve në kohëne fashizmit musolinian! Ata u ngritën jo thjesht për zgjedhjet por sepse u fyen rëndë!

Ata kanë turp në ballë!

Kanë nerv!

Ata djem dhe vajza janë shpresa e këtij kombi që po zhgërryhet baltave të historisë nga fati tij i keq, por edhe nga faji i tij tragjik!

Unë përulem përpara këtyre djemve dhe vajzave me lotë në sy dhe me zjarr në zemër duke i falenderuar sepse kanë bërë atë që qysh nga viti 1968 rrugëve të Parisi, Madridit, Romës, Berlinit, Nju Jorkut studentët nuk e kanë bërë. Ata ditën ta bëjnë!

Hallall mundimi për t’ju dhënë dije! Ju u treguat profesorë e shkuar profesorëve!

Ata djem e vajza kanë ideale në mendje e zemër!

Ata janë përtej pocaqive, dhe shpresa se me ta mund të mendojmë një të ardhme përtej pritshmërive banale, mediokre, ku vendi dhe politika është futur!Ata janë shpresa jonë!

Ata nuk i ha dot as Saturni as qytetare Vdekja!

Përulem!

të fundit

Arben Vitia Held a Meeting with the Belgian Ambassador in Kosovo

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, priti në takim Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier. Gjatë takimit u…

40 minutes ago

Ekuadori mposht Gjermaninë dhe siguron kualifikim historik në fazën tjetër

Kombëtarja e Ekuadorit ka siguruar një fitore të madhe 2-1 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e raundit të tretë të Kampionatit…

1 hour ago

Bregu i Fildishtë kalon Curaçaon me dopietën e Pepe dhe avancon si i dyti i grupit

Bregu i Fildishtë ka siguruar kualifikimin në fazën e 32-tave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Curaçaon me rezultat…

1 hour ago

Arben Vitia zhvilloi takim me ambasadorin belg në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, priti në takim Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier. Gjatë takimit u…

1 hour ago

Kërçeli Comes to Hyseni’s Defense: The Accusations Are About Procedures, Not Corruption

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj kritikave për projektin e bulevardit dhe objektit të ri të…

1 hour ago

Adriana Matoshi Responds to Lumir Abdixhiku’s Conflicting Statements

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj deklaratave kontradiktore të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Në një…

1 hour ago