Categories: Uncategorized

Arsenal armësh në banesë, kapet mat 56 vjeçari në Bulqizë

Policia ka vënë në pranga një 56 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në banesë iu gjetën armë nga më të ndryshimet.

Policia njofton se në pranga është vënë R.R, 56 vjeç, banues në Tërnovë, Bulqizë, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij i janë gjetur një kallashnikov, tri arka metalike me 600 fishekë, 19 kapsolla elektrike, 280 kapsolla detonatorë dhe 110 m fitil zjarrpërcjellës.

Të lidhura

None found

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burg deri në 7 vjet.

Njoftimi i Policisë:

Falë bashkëpunimit Polici-Komunitet dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje kapet dhe vihet në pranga një 56-vjeçar, pasi mbante armë zjarri dhe municione luftarake në banesë.

Sekuestrohen kallashnikov, qindra fishekë luftarakë, kapsallë elektrike, detonatorë dhe fitil zjarrpërcjellës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që i mbajnë pa leje në banesë, si dhe të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Pas informacione të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Tërnovë posedonte armë zjarri pa leje, menjëherë u organizua puna dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. R., të gjenden dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: një kallashnikov, tri arka metalike me 600 fishekë, 19 kapsolla elektrike, 280 kapsolla detonatorë dhe 110 m fitil zjarrpërcjellës.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 56 vjeç, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burg deri në 7 vjet.

të fundit

Asllani dhe Gruda përzgjidhen në formacionin e javës në Bundesligë

Futbollistët shqiptarë, sulmuesi Fisnik Asllani dhe mesfushori Brajan Gruda kanë zënë vend në ekipin më të mirë të javës së…

41 seconds ago

Student protests / European Democrats: Instead of listening to them, Rama’s government responds with repression and police violence!

Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës…

2 minutes ago

Arsim Bajrami proposes legal and institutional action on the case of former KLA leaders

Akademiku Arsim Bajrami ka propozuar themelimin urgjent të një komisioni shtetëror të ekspertëve juridikë, i cili do të analizonte aktgjykimin…

3 minutes ago

Dy Lamborghini Revuelto ekskluzive për Arabinë Saudite, me frymëzim nga shkretëtira arabe

Lamborghini ka prezantuar dy ekzemplarë unikë të modelit Revuelto, të krijuar posaçërisht për klientë në Arabinë Saudite. Të frymëzuara nga…

3 minutes ago

Rashiq links the government’s greater readiness for the Association to developments in Serbia

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi se Qeveria e Kosovës tani është më e gatshme për themelimin e…

3 minutes ago

Arkin Jahiji officially takes office as mayor of Bërvenica, announces office for expatriates

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji sot mori zyrtarisht detyrën e kryetarit nga ku tha se do…

3 minutes ago