Categories: Uncategorized

Arrestohet shkodrani i rrezikshëm që kërkohej nga drejtësia Amerikane

Ka rënë në pranga një shtetas shqiptar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia amerikane.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se në pranga ka rënë Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.

Të lidhura

None found

Në qershor 2013 Bregu në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Një tjetër person i kërkuar nga SHBA-ja bie në prangat e Policisë.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 50-vjeçari i dënuar për veprën penale “Vrasja”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” dhe Interpol Tirana

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.

Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Ëashington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

9 minutes ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

17 minutes ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

17 minutes ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

18 minutes ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

18 minutes ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

19 minutes ago