Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili mbante në banesë dhe shpërndante në sasi të vogla kanabis.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se i arrestuari është shtetasi A. Gj., ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 kg kanabis.
None found
Operacioni i koduar “Befasia” është ekzekutuar në lagjen “Partizani” dhe sapo A.Gj., ka kuptuar se po afroheshin shërbimet policore, ka tentuar të largohet me vrap, por falë veprimeve të shpejta policore është bërë e mundur ndjekja dhe kapja e tij në flagrancë, në një nga rrugicat afër banesës së tij.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë Vlorë, në ngarkim të shtetasit A. Gj., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i plotë:
Finalizohet një tjetër operacion në fushën e narkotikëve, i koduar “Befasia”.
Mbante lëndë narkotike në banesë dhe e shpërndante në doza të vogla, vihet në pranga 29-vjeçari.
29-vjeçari tentoi të ikte nga banesa, por u kap pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në një rrugicë afër banesës së tij.
Sekuestrohen rreth 7 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e narkotikëve, në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë finalizuar me sukses një tjetër operacionin antikanabis të koduar “Befasia”.
Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacione të marra në rrugë operative se në banesën e shtetasit A. Gj. dyshohej që kishte lëndë narkotike, menjëherë është organizuar puna e strukturave përkatëse për kontrollin e banesës së tij në lagjen “Partizani”, Vlorë.
Shtetasi A. Gj., sapo ka kuptuar se po afroheshin shërbimet policore, ka tentuar të largohet me vrap, por falë veprimeve të shpejta policore është bërë e mundur ndjekja dhe kapja e tij në flagrancë, në një nga rrugicat afër banesës së tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë Vlorë, në ngarkim të shtetasit A. Gj., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Presidenca reagon pas kritikave për fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë Presidenca e Kosovës ka mohuar pretendimet se fotografia…
Katër komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje të martën, më 10 nëntor, ndërsa në rend dite kanë çështje të ndryshme…
Për një individ, familje apo të ri që kërkon të blejë një shtëpi sot, blerja e një banese është bërë…
Letra e kryeministrit britanik, Andy Burnham, drejtuar kryeministrit Albin Kurti, në të cilën rikonfirmohet mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për…
Me një total prej 713 paraqitjesh në Ligën Premier, katër emra të njohur të futbollit anglez janë përfshirë në një…
Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime dhe alternime vranësirash…