Categories: Uncategorized

Arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi plagosi rëndë 42-vjeçarin

Policia ka vënë në pranga një 18-vjeçar në Korcë pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një person.

Policia bën me dije se i riu me inicialet R.M., ka plagosur me thikë një 42-vjeçar me inicialet K.R., gjatë një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Korçës, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Korçë

Plagosi me mjet prerës një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, por falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 23.08.2020, rreth orës 20:30, Policia ka marrë njoftim se në lagjen nr. 10, Korçë, në afërsi të një këndi lojrash, gjatë një konflkti për motive të dobëta shtetasi R. M., rreth 18 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin K. R., rreth 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin për në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago