Categories: Uncategorized

Arjana Muçaj: Izolimi ka rritur dhunën në familje, do të ketë shumë divorce

Psikologët ngrenë shqetësimin se izolimi i zgjatur për shkak të pandemisë Covid-19 ka rritur dhunën brenda familjes. Psikologia Arjana Muçaj e ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi thotë se rastet e dhunës janë rritur ndjeshëm për shkak të ngarkesës së lartë emocionale.

“Një nga elementët që kam vënë re është rritja e agresivitetit brenda ambientit familjar. Ka filluar ngarkesa të shkarkohet mbi anëtarët më vulnerabël, kanë nisur goditjet qoftë edhe ato verbale ndaj bashkëshortëve.

Të lidhura

None found

Po ashtu edhe dhuna ndaj fëmijëve është rritur. Izolimi në vetvete ka bërë që të shfaqet dhuna në familje. Mendoj që do të kemi një rritje të numrit të divocerve pas kësaj pandemie. Duke marrë shkas nga problemet ekonomike, që në këtë periudhë janë të shumta dhe ato janë baza për të nisur konflikti.” – tha Muçaj.

Psikologia Muçaj thotë se shqetësimi më i madh janë moshat e treta, për shkak të ndjeshmërisë së lartë që kanë ndaj vetmisë.
“ Ajo që më shqetëson më shumë është mosha e tretë, e përjetojnë shumë. Kanë nevojë shumë për kontakte sociale.

Nga studimet e fundit ka në Kinë është vënë re numri i lartë i vetvrasejeve më shumë tek mosha e tretë, sepse ata e ndjejnë më shumë vetminë.” – thekson Muçaj në Përballë.

Në intervistën për gazetarin Lutfi Dervishi, psikologia e njohur shton se shqetësimi më I madh për shoqërinë shqiptare është pasiguria për të ardhmen dhe frika se çfarë do të ndodh pas pandemisë.

të fundit

Mbi 40 mijë aplikime për t’u bërë agjent sekret në Argjentinë, brenda 24 orëve

Argjentina hapi dyert e shërbimit të saj sekret për herë të parë përmes një konkursi publik për të rekrutuar agjentë…

18 minutes ago

Durmishi nuk pranon ftesën e Shqipërisë U-19, ndërsa Sllovenia U-21 e kërkon

Arman Durmishi nuk është përfshirë në listën e Kombëtares U-19 për dy ndeshjet që kuqezinjtë do të luajnë përballë Qipros…

18 minutes ago

Jonida Maliqi e quajti të mbivlerësuar vokalisht, Rozana Radi i përgjigjet: “Do të ishte film

Jonida Maliqi ishte pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në puntatën e kësaj të shtune, ku u ndal edhe…

19 minutes ago

SPAK nis hetimet për “Albanian Files”/ Ina Zhupa: Libri që do ta çojë Edi Ramën në burg! Ekspozon Shqipërinë si plaçkë private për interesa klienteliste

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK për librin e saj…

21 minutes ago

Denoncoi “Albanian Files”, gazetari holandez Vincent van Gerven Oei shoqërohet në polici

Mbrëmjen e djeshme, policia ka shoqëruar gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë…

34 minutes ago

Danillovski warns of measles risk: only five cases, but vaccine coverage is falling

Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…

34 minutes ago