Categories: Uncategorized

Antiterrori në alarm, zbulohet iraniani i dyshimtë në kampin e muxhahedinëve në Manzë

Që prej datës 3 janar, drejtoria e anti-terrorit në policinë e shtetit ka kaluar në gatishmëri me afat të pacaktuar, si pasojë e rritjes së vigjilencës pas vrasjes nga SHBA të kreut të njësisë QUDS Qasem Sulejman.

Top Channel ka mësuar, jo zyrtarisht, se të gjithë shtetasit e huaj nga vendet e lindjes, i nënshtrohen një intervistimi të posaçëm si dhe skanimit të gjurmëve të gishtave dhe më pas ky informacion ndahet në kohë reale me agjencitë partnere ndërkombëtare.

Po ashtu është duke u treguar kujdes me të gjithë emigrantët e paligjshëm që tentojnë hyrjen në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër.

Në kushtet e anonimatitet një burim jo zyrtar tregoi për Top Channel se autoritetet e anti-terrorit dhe migracionit po bëhen gati të dëbojnë iranianin Ehsan Bidi, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë.

Mësohet se Ehsan Bidi i është refuzuar leja e qëndrimit dhe aktualisht po mbahet ne qendrën e mbyllur të Karecit derisa të përfundojnë procedurat e largimit të tij.

Ehsan Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak.

Autoritetet i kanë refuzuar lejen e qëndrimit edhe një personazhi me dritë hije Thamer Ali Radhi Zaidaëi, i cili është me origjinë nga Iraku, por besohet se ka ngecur në rrjetën e anti-terrorit pas sinjalizimit të partnerëve për aktivitetin e tij të dyshimtë. 44-vjeçari ka kundërshtuar në Gjykatë urdhrin e largimit dhe procesi do zhvillohet në fillim të muajit shkurt./TCH

të fundit

Kryediplomatja evropiane Kallas viziton këtë javë Ballkanin Perëndimor

Shefja për politikën e jashtme në Bashkimin Europian, Kaja Kallas do të zhvillojë një tur në Ballkanin Perëndimor ku të…

12 minutes ago

Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira dhe Dj Dagz para disa javësh u bënë prindër për herë të dytë. Por vetëm…

26 minutes ago

GJKKO konfiskon pasuritë e Indrit Vezit

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme , GJKKO ka konfiksuar pasuritë e shtetasit Indit Vezi. Nga pasuritë e konfiskuara janë…

39 minutes ago

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për gazetarin Elton Qyno

Gjykata Kushtetuese ka zardhur vendimin për gazetarin Elton Qyno. Njoftimi: GJYKATA KUSHTETUESE Nr. 11 (E) 2024 i Regjistrit Themeltar Nr.…

1 hour ago

në Zvicër: Po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po zhvillon një vizitë zyrtare në Zvicër. Osmani ka falënderuar presidenten Sutter për pritjen. “Faleminderit…

1 hour ago

Alarm nga Rusia dhe Trump: BE krijon fond rekord për blerje armësh

Ambasadorët e Bashkimit Evropian miratuan të mërkurën krijimin e një fondi të ri për blerjen e armëve, me një vlerë…

1 hour ago