Categories: Uncategorized

Analiza: Numri i vdekjeve globale nga COVID 19i mund të jetë 60% më i lartë se sa raportohet

Numri i vdekjeve nga koronavirusi mund të jetë pothuajse 60 për qind më i lartë sesa raportohet nga shifrat zyrtare, sipas një analize të Financial Times për vdekjet e përgjithshme gjatë pandemisë në 14 vende.

Statistikat e vdekshmërisë tregojnë 122 mijë vdekje më shumë se sa nivelet normale në këto vende, dukshëm më të larta se 77,000 vdekjet zyrtare të Covid-19 të raportuara për të njëjtat vende dhe periudha kohore.

Të lidhura

None found

Nëse llogaritja do të ishte e njëjtë edhe për shtetet e tjera në të gjithë botën që nuk janë përfshirë në studim, numri i vdekjeve globale nga Covid-19 do të rritej nga totali zyrtar aktual i 201 mijë në 318 mijë vdekje.

Për të llogaritur vdekjet, FT ka krahasuar vdekjet nga të gjitha shkaqet në javët e shpërthimit mes një periudhe nga Marsi dhe Prilli 2020, me mesataren për të njëjtën periudhë midis vitit 2015 dhe 2019.

Në të gjitha vendet e analizuara përveç Danimarkës, numri i vdekjeve tejkalojnë numrin zyrtar të vdekjeve nga koronavirusi.

Sipas analizës së FT, vdekjet e përgjithshme u rritën me 60 për qind në Belgjikë, 51 për qind në Spanjë, 42 për qind në Hollandë dhe 34 për qind në Francë gjatë pandemisë krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara.

Disa nga këto vdekje mund të jenë rezultat i shkaqeve të tjera se sa Covid-19, pasi njerëzit shmangin spitalet për sëmundje të tjera. David Spiegelhalter, professor në universitetin e Kembrixhit, tha që llogaritjet ditore në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, ishin “shumë të ulta” sepse ata llogaritnin vetëm vdekjet në spital.

Vdekjet shtesë nga shifrat zyrtare janë më të theksuara në zonat urbane ku virusi ka shpërthyer më keq, dhe kanë mekanizma raportimi jo të plotë. Kjo është veçanërisht paraaqitet shqetësuese për shumë ekonomi në zhvillim, ku vdekshmëria totale është shumë herë më e lartë se sa fatalitetet zyrtare të koronavirusit.

Në provincën Guayas të Ekuadorit, vetëm 245 vdekje zyrtare janë të lidhura me Covid, të raportuara midis 1 Marsit dhe 15 Prillit, por të dhënat për vdekjet totale tregojnë se rreth 10,200 njerëz më shumë vdiqën gjatë kësaj periudhe sesa në një vit tipik – pra një rritje prej 350 për qind.

Në rajonin verior italian të Lombardisë, epiqendra e virusit në Europë, llogariten rreth 155 për qind më shumë viktima krahasur me 5 vite me parë, për afro 1,700 njësi administrative(komuna) që kanë të dhënat e disponueshme.

Në provincën e Bergamos regjistrohet rritja më e madhe ndërkombëtare prej 464 për qind të vdekjeve mbi nivelet normale, e ndjekur nga Nju Jork me një rritje prej 200 për qind dhe Madridi, Spanjë, me një rritje prej 161 për qind./monitor/

të fundit

Të paktën nëntë bomba ruse goditën strehën e civilëve, Zelensky: Sulmi ndaj qendrës humanitare ndër më vdekjeprurësit e luftës

Të paktën 33 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një sulmi ajror rus ndaj…

3 minutes ago

Debutimi në bursë e bën miliarder ish-mësuesin 62-vjeçar në Kinë

Një ish-mësues i shkollës fillore është bërë një nga miliarderët më të rinj në Kinë, pas debutimit në bursë të…

3 minutes ago

Maran mbështetet te 19 golat e sulmuesve para sfidave me Finlandën dhe Bjellorusinë

Kombëtarja, Rolando Maran Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë për dy ndeshjet e muajit nëntor, atë me Finlandën që…

4 minutes ago

Tre operacione policore në Vlorë/ Arrestohen 3 persona në kërkim, njëri i dënuar me 20 vite burg për v*asje në Itali (EMRI)

Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë kapur dhe vënë në pranga nga Policia e…

7 minutes ago

Harry Kane flet sërish për Topin e Artë: Stili im i veçantë mund të ndryshojë rolin e numrit nëntë

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, i cili fitoi Topin e Artë të këtij viti, është mburrur për tiparet e…

9 minutes ago

Oliver Millanov largohet nga drejtimi i AUV-it, Qeveria emëron Jovica Andovskin

Oliver Millanov dha dorëheqjen nga pozicioni i Drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Qeveria emëroi Jovica Andovski, ish-zëvendësministrin…

13 minutes ago