Categories: Uncategorized

Ambasadori shqiptar në Kinë: Mos udhëtoni, virusi shumë i rrezikshëm

Coronavirusi ka marrë deri tani 41 jetë, ndërkohë që janë konfirmuar edhe tre raste në Europë.

Ambasadori shqiptar në Kinë Selim Belortaja i ka kërkuar shqiptarëve të mos udhëtojnë drejt kinës këto ditë.

Belortaja ka publikuar një foto me maskë nga Kina, ku thekson se për shkak të gjendjes së rëndë të epidemisë autoritetet mund të mbyllin edhe transportin.

“Të dashur miq e bashkëkombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon një situatë dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në përmasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta për frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes së njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Ëuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja është përqendruar.

Nr faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe që potencialisht mund të agravojë në ditët në vijim. Autoritetet dhe mjekësia këtu po punojnë heroikisht. Këshilloj fort që, derisa situata të merret plotësisht nën kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë!

Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni një situate me shumë rrezik nga virusi por edhe të papritur për shkak të kontrolleve të pazakonshme”, shkruan ai në faqen e tij në Facebook. /albeu.com/

të fundit

FOTO/ Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, zbulon të dashurën e re

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…

19 minutes ago

Hetimet për vrasjen e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë për informacion rreth autorit

FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë…

32 minutes ago

Prezantohet Edon Zhegrova, fjalët e para të tij si bardhezi: “Jam i lumtur që jam te Juvja!”

Dy nënshkrime të mëdha në orët e fundit të tregut të transferimeve të Juventusit: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Të…

1 hour ago

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,…

1 hour ago

Elisa Spiropali do ta zëvendësojë në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani uron kolegen dhe falënderon Ramën

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për…

2 hours ago

Nuk u fut dot në Kuvend/ Lapaj: Mandati ynë kundër establishmentit politik aktual, shihemi rrugëve të atdheut

Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se mandati i tyre politik do të jetë në opozitë të…

2 hours ago