Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka uruar sot Shqipërinë për emërimin e Aida Hajnaj si Drejtoreshën e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
“Kjo është një piketë historike në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por është e nevojshme, po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë. Vendimet e sotme tregojnë se pavarësisht pengesave, Reforma në Drejtësi po bëhet realitet”, thuhet në deklaratën zyrtare të ambasadës së SHBA.
None found
BKH do të jetë edhe gjykata që do të vendosë për ndëshkimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, ose e thënë ndryshe, do të godasë “peshqit e mëdhenj”.
“Me emërimin e Drejtores së re të BKH-së, të gjitha institucionet e parashikuara nga Reforma në Drejtësi tashmë janë ngritur. Ashtu si u përcaktua në ligjet e miratuara në vitin 2016, u themeluan Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Të dyja institucionet që përbëjnë SPAK – Zyra e Prokurorisë së Posaçme dhe BKH – tashmë janë themeluar. Rezultatet do të mbërrijnë, ngadalë por është e sigurt”, nënvizon më tej ambasada e SHBA.
Ambasada e SHBA shtoi se kjo gjykatë për të realizuar objektivat do të trajnohet nga FBI.
“BKH do të trajnohet nga FBI-ja amerikane dhe tani do të fillojë rekrutimin e hetuesve të nevojshëm për të siguruar suksesin e SPAK. Ne u bëjmë thirrje kandidatëve të palodhur dhe të ndershëm që të bashkohen në rradhët e BKH-së, nën udhëheqjen e Drejtores Hajnaj”.
“Ne i urojmë suksese Drejtores Hajnaj teksa ajo nis detyrën e saj historike! Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për zbatimin e plotë dhe të duhur të Reformës në Drejtësi, hap pas hapi”, mbyll reagimin e saj Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Aymeric Laporte, qendërmbrojtësi 32-vjeçar i Athletic Bilbaos, ka konfirmuar se Barcelona kishte shfaqur interesim për transferimin e tij gjatë afatit…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar nga Kukësi se opozita është e gatshme të bashkëpunojë me çdo forcë…
Një 40-vjeçar, i identifikuar si ish-truproje i Hamasit dhe djali i një zyrtari të lartë të kësaj organizate, është shpallur…
Real Madridi ka siguruar transferimin e Latif Issman, mesfushorit 20-vjeçar të UD Logrones, i cili do t’i bashkohet ekipit të…
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar paralajmërimet e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për një dimër të vështirë, duke…
Gjendja në sektorin e energjisë elektrike, importi i rrymës, menaxhimi i KEK-ut dhe marrëveshja për “Elektroserverin” kanë qenë në qendër…