Categories: Uncategorized

Alketa Vejsiu iu përgjigjet kritikëve: Në Sanremo përfaqësova veten time! (VIDEO)

Prezantuesja e njohur dhe sipërmarrësja Alketa Vejsiu ndau në studion e Ilva Now në Euronews Albania eksperiencën e saj të fundit në festivalin Sanremo, ndërsa foli gjithashtu për përjetimet e një karriere në ngritje mes furisë së zërave kritikë.

“Kë përfaqësove ti në Sanremo, Alketa Vejsiu?” – pyeti drejtorja e lajmeve të Euronews Albania, znj. Ilva Tare të ftuarën e saj speciale.

Të lidhura

None found

“Unë mendoj që përfaqësova veten time. Ishte ëndrra ime. E gjithë eksperienca është raporti i Alketës me ëndrrën e saj. Unë jam e bindur që jo të gjithë njerëzit janë në frekuencën e lumturisë time sepse sot mund të numërojmë shumë njerëz që vuajnë dhe janë në spitale, shumë të tjerë mezi ia dalin që të mbyllin muajin shumë kanë sfidat e përditshme me fëmijët e tyre, dikush sentimentalisht nuk është në një moment të mirë emocional, dhe jo të gjithë mund ta kuptojnë këtë entuziazmin edhe gëzimin që përjeton dikush në raport me ëndrrën e tij,” u përgjigj Vejsiu.

Megjithatë sipas prezantueses kjo nuk përbën arsye për të lënë pas mirësinë mes njerëzve.

“Ajo që unë dua të ndaj është patjetër që ti mund të mos jesh i lumtur për mua por kjo nuk do të thotë që ti duhet të jesh i lig dhe i keq. Patjetër që ka dy trena, ka një tren ekspres ku unë kam hipur që e vogël, kam punuar mbi këto vlerat për të cilat do të doja të flisnim siç ka edhe disa qerre të cilat tërhiqen nga njerëz regresivë,” u shpreh Vejsiu.

Megjithatë sipas saj njerëzit publikë paguajnë vazhdimisht një çmim për famën, edhe ndonjëherë kjo përkthehet në komente jo shumë pozitive.

Prezantuesja vazhdoi më tej duke thënë se këto ishin në fakt ditë të lumtura për të.

“Këto janë ditët më të lumtura të jetës time. Jam shumë e gëzuar sespe kam jetuar një emocion të jashtëzakonshëm që pak e kanë mundësinë ta jetojnë. Nuk kam arsye për të qenë e mërzitur,” tha Vejsiu./Euronews

të fundit

Attack on Riyadh International Airport leaves 12 dead and 309 injured

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 309 të tjerë janë plagosur nga një sulm në aeroportin ndërkombëtar të…

23 seconds ago

After failed execution attempt, Christa Pike leaves hospital and is treated in prison

E dënuara me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Christa Pike, është larguar nga spitali dhe është rikthyer në…

47 seconds ago

134th protest against the government today! Citizens continue their resistance: Rama, resign!

Revoltës qytetare dhe aksionit opozitar kundër kabinetit qeveritar, i është shtuar sot një tjetër kapitull rezistence në kryeqytet, me protestuesit…

1 minute ago

Java e 6-të e Superiores mbyllet me derbin Partizani–Tirana, Egnatia dhe Dinamo synojnë Teutën

Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027Sonte do të luhen tre ndeshjet e fundit që përmbyllin javën e 6-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

22 minutes ago

Sulmi në aeroportin ndërkombëtar të Riadit lë 12 të vdekur dhe 309 të plagosur

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 309 të tjerë janë plagosur nga një sulm në aeroportin ndërkombëtar të…

25 minutes ago

Pas tentativës së dështuar për ekzekutim, Christa Pike del nga spitali dhe trajtohet në burg

E dënuara me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Christa Pike, është larguar nga spitali dhe është rikthyer në…

26 minutes ago