Aleati i PD-së, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka në një intervistë për Repolitix ka dalë hapur kundër kryedemokratit Lulzim Basha.
Duka tha se Basha nuk ka vullnet për të ndryshuar sistemin, pavarësisht presionit që ka nga aleatët apo shoqëria civile.
None found
Madje sipas tij, PS-PD së bashku me LSI-në e kanë mbyllur marrëveshjen me kohë, dhe se Reforma Zgjedhore do të jetë thjeshtë një arnim i Zgjedhores, dhe jo një reformë rrënjësore.
“Nuk do kishte gjë të keqe nëse do shtyhej afati, po sipas mendimit tim, mund të mos jem në të njëjtën linjë me PD reforma do ishte e plotë nëse do ishte me kirurgji, që të bëhej me sistemit. Duke qenë se i kanë shkelur syrin njëri tjetrin, që mbrojnë sistemin, PD thotë që është i hapur për ndërrim sistemi, por duan që të rregullojnë Kodin Zgjedhor. Duket sikur po arnojmë, por që të bëhet realisht ashtu siç duhet për shqiptarët, do ishte shumë mirë që të dëgjoheshin zërat e qytetarëve që të kalonte në sistem ku qytetarët të zgjidhnin atë që donin.
Basha ka thënë shpesh herë, ndoshta dhe nga presioni i aleaatëve, ka thënë se është i hapur për çdo lloj sistemi, por duket që nuk ka asnjë vullnet nga partitë e mëdha, dhe nga LSI, por s’më ndalon njeri që të them mendimin tim, kjo mund të jetë një kosto për mua. Nuk jemi në të njëjtën linjë me Bashën.
Asnjëherë Basha nuk na ka kundërshtuar në mënyrë kategorike, duket se ka një dakordësi mes tyre, do i rregullojnë disa gjëra që këtyre u duket se ndikojnë në zgjedhje, por me sistemin s’do merremi se s’kemi kohë, Kjo më duket gjëja më e flliqtë për shqiptarët. Kanë kaluar 2 mandate, dhe prapë s’kanë gjetur. Nuk e ndryshojnë se duan të ruajnë monopolin e kandidatëve, E kanë mbyllur këtë punë pavarësisht propozimit të ambasadës Amerikane, u mbyllen dyert të rinjve në politikë”, u shpreh Duka.
Mbështetja për familjet në nevojë dhe përmirësimi i shërbimeve të kujdesit për fëmijët, ishin në fokus të mesazhit të ministres…
Prokuroria polake ka hapur një hetim për terrorizëm pas sulmit me armë zjarri në sheshin kryesor të Krakovit, ku humbën…
Bundestagu gjerman ka ngritur një komision të posaçëm, detyra e të cilit është të mbledhë mendimet e ekspertëve lidhur me…
Sjellja e pazakontë e një maceje ka ndihmuar në zbulimin e një rrjedhjeje të rrezikshme të monoksidit të karbonit në…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nderuar 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, në kuadër…
Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike PLD, Monika Zajkova, informoi se me kërkesë të qytetarëve, nisi një peticion gjë që kërkon…