Categories: Uncategorized

Albin Kurti: Kam hedhur idenë e një takimi me Ramën e Metën por s’kam marrë përgjigje

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka hedhur idenë e një takimi të ngushtë mes krerëve më të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës në një kohë që mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive nuk po bëhen për shkak të pandemisë Covid-19.

Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë Kurti tha se për këtë iniciativë nuk ka marrë asnjë përgjigje nga pala shqiptare.

“Edhe në këtë kohë të pandemisë mund të kishim bërë më shumë. Ekzistonte një iniciativë për të cilën edhe Presidenti i Kosovës ishte dakord edhe Kryeparlamentarja e Kosovës që mqs nuk po realizojmë mbledhje të përbashkëta të dy qeverive sicc e kishim menduar për në fund të marsit kemi mundur shumë kollaj që të kemi një takim prej gjashtë vetave, Rama, Meta, Ruci, Thaci, Osmani dhe unë.

Dhe mendoj që tek cështja e kombit nuk duhet të ndahemi ekzekutiv dhe legjislativ, tek cështja e demokracisë këto ndahen. Dhe një takim prej gjashtë vetave, kudo o në Shqipëri o në Kosovë do të ishte besoj shumë I dobishëm për dy vendet otna dhe për kombins hqiptar por nuk mora një përgjigje në këtë rast.

Dhe mendoj që duhet të intensifkojmë bashkëpunimin, mundësitë janë më të mëdha. Shpresoj që kur te zbiutet pak kjo pandemi do të mund të kompensojë dicka nga koha e humbur.”

Sipas kryeministrit në detyrë të Kosovës,qeveritë e dy vendeve duhet të rrisin më shumë bashkëpunimin mes tyre, vëcanërisht ne vente të me rëndësi të lartë, sicc është dhe forumi i vendeve të Ballkanit Përëndimor.

“Besoj që si Kryeministër I Republikës së Kosovës dhe zoti Rama si Kryeministër I Shqipërisë, ne të dy në të gjitha këto forumet e Ballkanit Perëndimor duhet të koordinohemi më shumë secc po bëjme, pasi të kalojë kjo pandemia e koronavirusit ne mund të kemi një rol shumë më të madh për kombin shqiptar në përgjithësi sec po e bëjmë aktualisht.

Mos harroni se nga 6 vende të ballkanit perëndimor Shqipëria dhe Kosova bëjnë një të tretën, vetëm edhe një shtet tjetër pot ë jetë me ne, ne bëjmq gjysmën. Shpesh herë jemi katër shtete, sepse edhe Mali I Zi dhe Maqedonia është me ne.” – tha Kurti në Përballë.

të fundit

Eksplozivi në hotelin e njohur si biznes i Vangjush Dakos, policia del me njoftim zyrtar

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet…

8 minutes ago

Taksia përplas motorin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…

28 minutes ago

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

56 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…

1 hour ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

2 hours ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago