Një shpërthim i koronavirusit në veri të Italisë u përkeqësua të premten.
Zyrtarët njoftojnë për 14 raste infektimi në rajonin e pasur të Lombardisë, ndërsa dy raste u raportuan në rajonin e Venetos aty pranë.
None found
Fillimisht, autoritetet zbuluan se 6 persona ishin prekur nga virusi, rastet e para të njohura në Itali.
Disa orë më pas, zyrtarët thanë se tetë të tjerë ishin testuar pozitivë për sëmundjen, duke përfshirë pesë punonjës shëndetësie.
Ndërkohë, agjensia e lajmeve ANSA tha se dy persona ishin diagnostikuar se vuanin nga kjo sëmundja tepër ngjitëse në Veneto, megjithëse nuk është e qartë nëse rastet kishin lidhje me njëri-tjetrin.
Ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza tha se në zonat e prekura nga koronavirusi do të pezullohen të gjitha aktivitetet publike, duke përfshirë shkollat, zyrat dhe veprimtaritë sportive.
NË SHBA, 34 RASTE ME KORONAVIRUS
Ndërkohë, të paktën 34 njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të infektuar me koronavirusin e ri, thanë të premten zyrtarë amerikanë të shëndetësisë.
Trembëdhjetë nga këto raste u diagnostikuan tek udhëtarët që u sëmurën pas kthimit nga jashtë vendit, dhe 21 në persona të “riatdhesuar” nga Departamenti i Shtetit.
Të tjera raste infektimesh priten në mesin e personave që ishin udhëtarë të anijes Diamond Princess dhe janë në karantinë, tha në një konferencë shtypi Dr. Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare për Imunizimet dhe Sëmundjet e Frymëmarrjes.
Për shkak se mund të kenë qenë në kontakt me njerëz të infektuar në anije, “ata konsiderohen me rrezik të lartë infektimi,” tha Dr. Messonnier.
Dhjetë pasagjerë të tjerë nga anija Diamond Princess testuan pozitivë në Japoni, por ende nuk llogariten në mesin e të infektuarve, sepse testet nuk janë konfirmuar nga autoritetet. Ata ka të ngjarë t’i shtohen numrit të personave të llogaritur si të infektuar, tha Dr. Messonnier. /Voa
Kreshnik Hajrizi është rikthyer në aksion me skuadrën e Sionit, pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit. Qendërmbrojtësi…
Qetësia mes protestuesve dhe policisë pranë Kryeministrisë zgjati vetëm rreth dy orë. Situata është tensionuar sërish pasi një person hodhi…
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokrurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka nxjerrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzuesit për…
Sulmuesi Vedat Muriqi do të jetë titullar për Fenerbahcen ndaj Slavia Pragës, në Ligën e Kampionëve.Skuadra turke pësoi një humbje…
Vala serioze e trazirave sociale në Francë në vitet e fundit e ka zhytur vendin më thellë në krizë në…
Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të bypass-it Mbrostar–Levan, pranë rrethrrotullimit të Spitalit Memorial Turk…