Categories: Uncategorized

Aktori i njohur francez flet plot simpati për Ramën: Është tip për së mbari!

Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu në një intervistë dhënë për të përjavshmen “Le Point” ka treguar se hera e vetme që ka folur me presidentin francez, Emmanuele Macron, në telefon është në kohën kur ka qenë në një vizitë në Tiranë.

Teksa përshkruan Ballkanin, ai thotë se i duket vend fantastik, ndërsa thekson se i pëlqen shumë kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Pjesë nga Intervista:

-Po Macronin, e njihni atë?

Depardieu: Ai më ka marrë në telefon, madje isha në Shqipëri kur më mori. Ah, njoh një njeri që është për së mbari, është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

I ngjan shumë Malkovich-it dhe pikturon gjithashtu. Atje te ai takova edhe një lider të Kosovës, qe kishte bërë edhe burg (Ramush Haradinaj).

Ballkani po, është vend fantastik…

Po Edi Rama, është vërtet tip për së mbari… Edhe pikturat e tij janë të bukura.

– Pikturat e kryetarëve të shteteve s’janë gjë…

Depardieu: Po, po këto të Edi Ramës janë ndryshe, ka edhe grafizëm, edhe njolla me gjëra të çuditshme, edhe në letër muri…

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

15 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

36 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago