Categories: Uncategorized

AKSION/ Pezullohen 145 leje drejtimi, arrestohen 44 shoferë dhe vendosen 1941 gjoba

Gjatë 72 orëve të fundit policia rrugore ka pezulluar 145 leje drejtimi, 44 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1941 masa administrative.

Policia Rrugore në të gjithë vendin, përgjatë fundjavës dhe ditës së sotme ka vijuar kontrollet me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë 72 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe si rezultat janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 60 deri në 80 km/h, mbi normën e lejuar.

Si rezultat i kontrolleve me radar janë tërhequr 97 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 421 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 23 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;

11 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

277 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 286 për përdorim të celularit;

167 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 756 masa për parkime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 48 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 12 drejtues mjetesh, si dhe 32 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago