Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 persona në qarkun e Tiranës, tre prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë pas njoftimit të marrë se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetasja B.K., në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, menjeherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ka rezultuar se arma e zjarrit e përdorur nga ajo, mbahej në banesë prej vitesh pa leje nga babai i saj shtetasi P.K.
Për këtë ngjarje u arrestua 60-vjeçari, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit.
Ndërkaq, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim E.Gj., 41 vjeç, pasi në rrugën “Pandi Dardha”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.
Në rastin tjetër, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë arrestimin për veprat penale “Kanosje”,‘‘Demtime të tjera me dashje”,“Prishje e rendit dhe qetesisë publike” dhe “Shkatërrim i pronës me dashje” kryer në bashkëpunim, të shtetasit të shpallur në kërkim E.K., 25 vjeç.
Në rrugën ”Besëlidhja”, Bathore, në bashkëpunim me vëllain e tij A.H, dhe me disa persona ende të paidentifikuar, janë konfliktuar fizikisht duke e goditur me grushta shtetasin M.Gj, 24 vjeç, si dhe i ka goditur me sende të forta mjetin e tij duke e dëmtuar atë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi i shtetasve E.M., 29 vjeç dhe M.M., 31 vjeç, (vëllezër), sepse në rrugën “Rilindja”, Valias i Ri, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K.B., 24 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë.
Janë ndaluar po ashtu shtetasit A.K., H.K., dhe P.K (vëllezër), banues ne fshatin Ahmetaq bashkia Vorë, pasi dyshohet se janë autorë të kultivimit të disa bimeve të dyshuara narkotike, të konstatuara gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit, në një sipërfaqe toke të punuar prej tyre.
Është vënë në pranga edhe një person për goditje të punonjësit të policisë.
Shtetasi S.M., u ndalua pasi në Unazë të Re, tek sheshi “Univers”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S.M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Gjatë shoqerimit për në Komisariat shtetasi T.Y., ka kundërshtuar, kanosur dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Xh.K., 47 vjeç, banues në Peshkopi, i dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.M., 32 vjeç, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme (28 maj) pranë burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, duke shkaktuar shqetësim…
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi të mërkurën marrëveshjen e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe lidhur me zbatimin e projekteve…
Me një vendim të Këshillit të Ministrave, Eol Çashku është shkarkuar nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ‘’Visit të…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” gjatë bashkëbisedimit me moderatorin…
Më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare” në Tiranë do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme…