Ajo që mendohej të ishte një fundjavë e bukur është kthyer në makth për vizitorët që erdhën në Dardhë të Korçës.
3 aksidente u shënuan në hyrje të fshatit për shkak të pranisë së borës dhe akullit por edhe për mos përdorim të zinxhirëve.
Mes mjeteve të dëmtuara ishte edhe ai i kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, raporton Ora News.
Ata që kishin zgjedhur Dardhën për të kaluar fundjavën nuk e kishin të lehtë të mbërrinin deri në fshatin turistik këtë të shtunë.
Në pjesën fundore, dëbora ishte shndërruar në akull dhe vështirësonte qarkullimin për mjetet nuk ishin të pajisura me zinxhirë.
Për pasojë nuk munguan as aksidentet.
Mes mjeteve të dëmtuara ishte edhe ajo e kryetarit i LZHK, Dashamir Shehi.
Fluksi i turistëve ishte i pritshëm pas reshjeve të dëborës, por duket se masat nuk ishin marrë.
ARRSH ia faturoi fajin bashkisë Korçë e cila ka në juridiksion këtë rrugë.
Vështirësi për shkak të ngricave në orët e para të mëngjesit kishte edhe në Rrugën e Qarrrit dhe Atë të Liqenasit.
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…