Një aksident i rëndë ndodhi rreth mesditës, në 15:05 në rrugën “Xhanfize Keko” në Porcelan, Tiranë. Dy kalimtarë që ndodheshin në trotuar mbetën të vdekur në vend. Ata janë identifikuar, Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe.
Kamerat e sigurisë të kompanisë “Aleat” kanë filmuar skenën e aksidentit. Abc News ka arritur të sigurojë këto pamje, ku shihet automjeti Volksëagen Beetle me targa AA544 SX, me drejtues Etjon Lazrin që futet në parakalim me shpejtësi të lartë, duke përplasur fillimisht mjetin “Golf 6” me targa AA 758 YZ.
None found
Nga përplasja e fortë, VW Beetle është spostuar disa metra, duke u përplasur shtyllën e ndriçimit, më tej dy këmbësorët që ndodheshin përpara vijave të bardha. Fatkeqësisht në këtë aksident mbeten të vdekur dy persona të pafajshëm, Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe.
Burimet nga policia thonë se drejtuesi i mjetit Etjon Lazri dyshohet se përpos shpejtësisë ka qenë edhe nën efektin e alkoolit.
Në njoftimin paraprak thuhet se “Rreth orës 15:05, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë firmës “Aleat”, mjeti me targë, është përplasur me mjetin me targë AA 758 YZ, me drejtues shtetasin Edmond Murati, dhe për pasojë janë aksidentuar me pasojë vdekjen dy këmbësorë, Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar ne polici për veprime te mëtejshme, ku Etjon Lazri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”./abcnews.al
Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…
Grupi i parë i minatorëve ka nisur të dalë nga miniera, katër prej tyre përmes shkallëve emergjente, ndërsa energjia elektrike…
60 minatorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës në Stantërg, pas incidentit të…
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka thënë se minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontet e…
Dashi Do ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit dhe ka rrezik qe gjerat t’iu dalin jashtë…
Gjatë mbrëmjes së sotme, 63 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar brenda minierës, pas një defekti në pajisjet e…