Categories: Uncategorized

Dalin pamjet e aksidentit tragjik: Me shpejtësi skëterrë mori në qafë dy jetë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ndodhi rreth mesditës, në 15:05 në rrugën “Xhanfize Keko” në Porcelan, Tiranë. Dy kalimtarë që ndodheshin në trotuar mbetën të vdekur në vend. Ata janë identifikuar, Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe.

Kamerat e sigurisë të kompanisë “Aleat” kanë filmuar skenën e aksidentit. Abc News ka arritur të sigurojë këto pamje, ku shihet automjeti Volksëagen Beetle me targa AA544 SX, me drejtues Etjon Lazrin që futet në parakalim me shpejtësi të lartë, duke përplasur fillimisht mjetin “Golf 6” me targa AA 758 YZ.

Nga përplasja e fortë, VW Beetle është spostuar disa metra, duke u përplasur shtyllën e ndriçimit, më tej dy këmbësorët që ndodheshin përpara vijave të bardha. Fatkeqësisht në këtë aksident mbeten të vdekur dy persona të pafajshëm, Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe.

Burimet nga policia thonë se drejtuesi i mjetit Etjon Lazri dyshohet se përpos shpejtësisë ka qenë edhe nën efektin e alkoolit.

Në njoftimin paraprak thuhet se “Rreth orës 15:05, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë firmës “Aleat”, mjeti me targë, është përplasur me mjetin me targë AA 758 YZ, me drejtues shtetasin Edmond Murati, dhe për pasojë janë aksidentuar me pasojë vdekjen dy këmbësorë, Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar ne polici për veprime te mëtejshme, ku Etjon Lazri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”./abcnews.al

të fundit

Shpëtohet 22-vjeçari, kishte mbetur i bllokuar në kanionin e Osumit

Operacioni i kërkim-shpëtimit për nxjerrjen nga uji të 22-vjeçarit Xhuljano Kaloti, përfundoi me sukses. I riu u raportua i humbur…

38 minutes ago

Kosovë, zgjedhja e presidentit, Kurti nis takimet me krerët e partive politike

Albin Kurti ka nisur takimet me krerët e partive politike, ku në fokus ka qenë zgjedhja e presidentit, për të…

1 hour ago

Meksikë, vritet “El Mencho”, lideri i kartelit më të frikshëm

Forcat e sigurisë së Meksikës njoftuan vrasjen e Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, themelues dhe lider i…

1 hour ago

VIDEO-FOTO/ Aksi Librazhd–Pogradec i mbyllur, automjetet i drejtohen Egnatias. “Ringjallet” rruga ku 2 mijë vite më parë kalonin karvanët romakë

Rruga Librazhd–Pogradec është aktualisht e mbyllur dhe nuk lejohet qarkullimi për shkak të dëmtimeve të mëdha në aksin rrugor dhe…

2 hours ago

“Shtetrrethim” në Nju Jork, kryebashkiaku Mamdani shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të stuhisë së pritshme të borës

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani Ai njoftoi sonte një ndalim të përkohshëm të lëvizjes në megalopolin prej tetë milionë…

2 hours ago

“Mijëra qytetarë kaluan orë të tëra paniku në trafik”, Belind Këlliçi: Korrupsioni Rama-Balluku bllokon rrrugët e Juglindjes dhe rrugën e Brukselit

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar situatën e paprecedent me akset e Juglindjes të dëmtuara që janë paralizuar trafikun…

3 hours ago