Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gramsh ku një aksident i rëndë i ka marrë jetën një personi. Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar zyrtarisht policia e Shtetit duke zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ngjarja ka ndodhur në Poroçan të Gramshit ku makina ka dalë nga rruga duke shkaktuar një viktime e katër të plagosur.
Viktima është shtetasi me inicialet A.Ll. 35-vjeç ndërsa drejtuesi i mjetit ka qenë shtetasi B.Ç., i cili ka mbetur i plagosur.
Mësohet se Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet se mjeti i aksidentuar është tip furgon. Blutë e Gramshit njoftojnë se shkak për aksidentin është bërë një diefekt teknik në mjet
Ngjarja ka ndodhur në një zonë me terren tepër të vështirë dhe me distahncë të madhe nga qendra urbane, ndërsa ende nuk dihet nëse mjeti shërbente për transport publik apo ishte privat.
“Rreth orës 16:20, në fshatin Kabash, Gramsh, automjeti tip mikroautobuz që drejtohet nga shtetasi B.Ç., banues në fshatin Poroçan, Gramsh, si pasojë e një difekti teknik ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plagosur 4 pasagjerë, të cilët po transportohen me autoambulanc për në Spital.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.
Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është zhdukur. Kështu pretendojnë familjarët e tij…
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore ruse të kryera në…
Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Hamallaj të Durrësit. Blut bëjnë me dije se i…
Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme, do të ndalohet dalja…
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Hamallajt në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një…
Pas një videoje virale që shkaktoi shumë reagime në rrjet, situata mes reperit Stresi dhe Jozit ka marrë një kthesë…