Presidenti amerikan Donald Trump u kthye mbrëmjen e së hënës në Shtëpinë e Bardha pas disa ditësh në qendrën spitalore Walter Reed.
Nga aty, Trump do të vijojë që të marrë trajtimin mjekësor për koronavirusin.
Megjithatë, Trump, që ende mund ta transmetojë virusin tek të tjerët, nuk ngurroi që të hiqte maskën ndërsa qëndronte në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë e pozonte për foto.
Përpara se të linte spitalin, presidenti u tha amerikanëve në një postim në Tëitter: “Mos kini frikë nga Covid-19. Mos e lini t’ju dominojë jetën…”
Mjeku i tij u shpreh për mediat se kreu i Shtëpisë së Bardhë do t’i vijojë mjekimet dhe se nuk mund të quhet ende tërësisht jashtë rrezikut.
Pas Trump, një pjesë e stafit të tij të afërt kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, në ditët e fundit.
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…