Categories: Uncategorized

Ahmetaj për rindërtimin: Si do përgatiten dosjet e të prekurve nga tërmeti

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ditën e sotme prezantoi platformën e aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit.

Ahmetaj tha se procesi i aplikimit do të zgjasë një muaj dhe në fund do duhet që të jenë gati dosjet e aplikantëve për të filluar me procesin tjetër të ndërtimit.

Të lidhura

None found

“Janë inspektuar rreth 48 mijë banesa dhe po vijon procesi i vlerësimit të thelluar. Jemi në proces intensiv me bashkitë për zonat e reja. Sot janë identifikuar 25 zona, në 10 bashki. Jemi në fazë të avancuar me masterplanet, në Shijak, në Laç, ku do ndërtohen 500 shtëpi me qira nga qeveria turke, si dhe në Thumanë. Komiteti Kombëtar i Rindërtimit të mërkurën do t’i propozojë qeverisë site të reja në Durrës, Lezhë, Laç, Tiranë e Kavajë. Menjëherë pas të mërkurës, në të gjithë territorin fillojnë masterplanet për të kaluar pastaj në projektet e detajuara të ndërtimit.

Aplikimi pranë njësive vendore është i detyrueshëm për të përfituar nga ndërtimi, qytetarët duhet të aplikojnë. Çdo bashki duhet të ketë një zyrë, dhe jo thjesht do të vijnë qytetarët te ju, por skuadrat tuaja duhet të marrin qytetarët dhe t’i ndihmojnë për aplikimin online. Nuk mund të kalojmë në hapat tjera, pa pasur një dosje të plotë të aplikimit. Nesër në 11:0 të gjitha bashkitë që janë në zonat e dëmtuara do duhet të dërgojnë 3 presona, që do të trajnohen nesër në Bashkinë e Tiranës për të trajnuar të tjerët në njësitë administrative.

Mos i thërrisni qytetarët t’iu vijnë disa herë në zyrat tuaja, duhet t’i bëni ju dokumentet, me certifikatë, etj. Unë do të ndjek nga afër procesin. Procesi i aplikimit do të zgjasë 30 ditë dhe brenda kësaj periudhe duhet të ketë mbaruar ky proces me të gjitha dosjet. Që nga sistemi i aplikimit online, deri te momenti i pikëzimit, duhet kaluar në këshillat bashkiake. Sistemi i pikëzimit ka të bëjë me faktin që ligji na detyron të kemi një listë prioritare, që nuk mund të ndryshohet sipas qejfit. Ndërkohë, nuk do t’i lini qytetarët të bredhin për dokumente, do t’i bëni vetë”, u shpreh ministri Ahmetaj.

të fundit

Kuvendi i RMV-së përkujton viktimat e Srebrenicës, Gashi: “Ta mbajmë në kujtesë që të mos përsëritet më kurrë”

Srebrenica përfaqëson një vulë të përhershme dhe të errët në ndërgjegjen e të gjithë njerëzimit, tha Kryetari i Kuvendit, Afrim…

4 minutes ago

Andin Hoti krijon grup punues për programin e mbrojtjes së konsumatorëve të cenueshëm

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka themeluar grupin punues për hartimin e programit për…

4 minutes ago

After the certification of the results, what are the next steps? Zejnulla Jakupi explains the procedures and the possibility of a deadlock

Pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, procesi i formimit të institucioneve të reja hyn në një fazë…

12 minutes ago

HJC shuts the door on appointment to the Appeal Court, Pamela Qirko’s request rejected

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar kërkesën e Pamela Qirkos, ish-anëtare dhe ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK),…

12 minutes ago

In Mëzez, 38-year-old caught with cocaine in an “Audi,” suspected of being ready for sale

Policia e Tiranës ka vijuar operacionet kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke goditur një tjetër rast të shitjes së kokainës…

12 minutes ago

NCSA urges citizens to be cautious of fake SMS messages and emails impersonating banks and Albanian Post

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj mesazheve mashtruese që qarkullojnë përmes SMS-ve…

13 minutes ago