Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ditën e sotme prezantoi platformën e aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit.
Ahmetaj tha se procesi i aplikimit do të zgjasë një muaj dhe në fund do duhet që të jenë gati dosjet e aplikantëve për të filluar me procesin tjetër të ndërtimit.
“Janë inspektuar rreth 48 mijë banesa dhe po vijon procesi i vlerësimit të thelluar. Jemi në proces intensiv me bashkitë për zonat e reja. Sot janë identifikuar 25 zona, në 10 bashki. Jemi në fazë të avancuar me masterplanet, në Shijak, në Laç, ku do ndërtohen 500 shtëpi me qira nga qeveria turke, si dhe në Thumanë. Komiteti Kombëtar i Rindërtimit të mërkurën do t’i propozojë qeverisë site të reja në Durrës, Lezhë, Laç, Tiranë e Kavajë. Menjëherë pas të mërkurës, në të gjithë territorin fillojnë masterplanet për të kaluar pastaj në projektet e detajuara të ndërtimit.
Aplikimi pranë njësive vendore është i detyrueshëm për të përfituar nga ndërtimi, qytetarët duhet të aplikojnë. Çdo bashki duhet të ketë një zyrë, dhe jo thjesht do të vijnë qytetarët te ju, por skuadrat tuaja duhet të marrin qytetarët dhe t’i ndihmojnë për aplikimin online. Nuk mund të kalojmë në hapat tjera, pa pasur një dosje të plotë të aplikimit. Nesër në 11:0 të gjitha bashkitë që janë në zonat e dëmtuara do duhet të dërgojnë 3 presona, që do të trajnohen nesër në Bashkinë e Tiranës për të trajnuar të tjerët në njësitë administrative.
Mos i thërrisni qytetarët t’iu vijnë disa herë në zyrat tuaja, duhet t’i bëni ju dokumentet, me certifikatë, etj. Unë do të ndjek nga afër procesin. Procesi i aplikimit do të zgjasë 30 ditë dhe brenda kësaj periudhe duhet të ketë mbaruar ky proces me të gjitha dosjet. Që nga sistemi i aplikimit online, deri te momenti i pikëzimit, duhet kaluar në këshillat bashkiake. Sistemi i pikëzimit ka të bëjë me faktin që ligji na detyron të kemi një listë prioritare, që nuk mund të ndryshohet sipas qejfit. Ndërkohë, nuk do t’i lini qytetarët të bredhin për dokumente, do t’i bëni vetë”, u shpreh ministri Ahmetaj.
Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza…
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë fshatit Dhoksat teksa po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës. Mjeti…
Çfarë do të thotë të lindësh, të rritesh dhe të jetosh nën një regjim komunist? Këtë e shpjegon Ermal Meta,…
Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në…
Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se zjarri ka rënë një një ndërtesë të…
Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave…